Disa nga përfaqësuesit e opozitës siriane, të cilët po qëndrojnë në Kosovë, morën pjesë të premten në konferencën “Siria dhe leksionet nga Kosova”, e organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme.
Ata folën për zhvillimet e fundit në Siri dhe thanë se për vendin e tyre nevojitet një zgjidhje shumë e shpejtë.
Amar Abduhamit, aktivist pro-demokracisë, tha se për të ndryshuar gjendja atje, nevojitet një qasje më serioze nga bashkësia ndërkombëtare.
Abduhamit tha se qyteti i Homsit, si dhe vendet tjera në Siri, ende janë nën rrethimin e tankeve, artilerisë dhe raketave.
Ai bëri të ditur se armëpushimi i të dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe i Ligës Arabe në Siri, Kofi Anan, zgjati vetëm disa orë, derisa vëzhguesit ishin në terren, por pas largimit të tyre, luftimet vazhduan.
“Është e qartë, që ky plan nuk funksionon. Ne kemi nevojë që bashkësia ndërkombëtare të dërgojë, jo dhjetëra apo 300 vëzhgues, por ka nevojë për mijëra vëzhgues, që do të vendosen në vende të ndryshme, në mënyrë që të sigurohet ndërprerja e armiqësive të regjimit të Asadit. Përndryshe, kjo është një humbje kohe dhe humbje e jetëve”, tha Abduhamit.
Ai shtoi se nuk ka shpresa të mëdha nga OKB-ja, pasi që Rusia apo Kina mund të përdorin veton mbi çdo rezolutë serioze për Sirinë.
“Ajo që na duhet është një koalicion. Për shembull, nëse Franca ka vullnet për të bërë thirrje për ndërhyrje, mund të mbështetet nga SHBA-ja dhe Turqia, kështu që ne kemi nevojë për një koalicion për ta adresuar këtë çështje. Ne nuk mund të presim për konsensus ndërkombëtar, sepse kjo kurrë nuk do të arrihet”.
“Ajo që na duhet është veprimi i fortë, dhe kjo mund të arrihet me 5, 10 apo 12 shtete, të cilat do të dakordoheshin për këtë, por nuk mund të presim për konsensus ndërkombëtar. Shpresojmë që një grup i shteteve rajonale dhe ndërkombëtare do të ndihmojnë për këtë çështje dhe që do të veprojnë seriozisht në Siri”, theksoi Abduhamit.
Ne anën tjetër, Molham Aldrobi, përfaqësues i lëvizjes së jashtëligjshme në Siri, Vëllazëria Myslimane, tha se kjo lëvizje avokon për një Siri, ku të gjithë njerëzit do të ishin të lirë dhe të barabartë; një Siri me prosperitet ekonomik, si dhe me investitorë të huaj.
Aldrobi tha se deklaratat e Asadit, që një pjesë e opozitës siriane është e lidhur me Al- kaidën, sipas tij, është vetëm propagandë, me të cilën Asad pretendon ta frikësojë botën.
“Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk reagon në Siri, do të krijohet një vakum në vend. Al-kaida assesi nuk është shumica në Siri. Por, nëse dhuna do të zgjasë, njerëzit do të bëhen më radikalë, sepse po viktimizohen”.
“Kur një njeri është i kërcënuar dhe shikon përreth, sheh që askush nuk po e ndihmon, ai do të veprojë në mbrojtje të familjes. Ky kërcënim momentalisht nuk është serioz, por nëse dhuna vazhdon, kjo do të jetë shumë serioze”, u shpreh Aldrobi.
Nga ana tjetër, publicisti Veton Surroi, tha se tranzicioni në Siri nuk mund të ndodhë derisa tanket dhe luftimet nuk ndalen.
Sipas tij, duhet të këtë një ambient të qetë e të sigurt, që të ndodhë një proces politik.
“Duhet ditur se nuk ka zgjidhje ushtarake pa pasur zgjidhje politike. Jemi në një situatë kur as Bashar Al Asadi, e as opozita, nuk mund të fitojnë. Do të marrë shumë kohë derisa një palë të fitojë”.
“Nuk mund të ketë ndërhyrje të jashtme ushtarake, por as të misioneve paqeruajtëse. Për të dyja këto duhet të ketë një plan politik. Për Sirinë duhet të krijohet treshja që është BE-ja, SHBA-ja dhe Rusia. Për të pasur ndërmjetësim të mirë, duhet pasur shumë më shumë ambicie”, deklaroi Surroi.

Shpresojmë që një grup i shteteve rajonale dhe ndërkombëtare do të ndihmojnë për këtë çështje dhe që do të veprojnë seriozisht në Siri.

Duhet ditur se nuk ka zgjidhje ushtarake pa pasur zgjidhje politike.