Situata e sigurisë në veriun e Kosovës mbetet e tensionuar, ndonëse gjatë orëve të fundit nuk është shënuar ndonjë incident, i cili do ta rrezikonte sigurinë e përgjithshme, kanë njoftuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i kësaj policie për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se situata konsiderohet mjaft e rëndë për nga aspekti i ndjenjës së sigurisë, pas incidentit të së dielës, ku humbi jetën Selver Haradinaj, si pasojë e sulmit mbi banesën e tij, me mjet shpërthyes.
Por, Hoti ka theksuar se Policia e Kosovës po vazhdon që me burimet e saj njerëzore, të ofrojë siguri për qytetarët në mjediset ku jeton popullata e përzier.
Pavarësisht situatës së tensionuar, në veriun Mitrovicës, në sheshin e ashtuquajtur “Shumadija”, të mërkurën është mbajtur një tubim parazgjedhor nga Partia Përparimtare Serbe. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi Besim Hoti.
“Tubimi është regjistruar diku rreth orës 13 e 20 minuta, në sheshin ‘Shumadija’ në veri të Mitrovicës. Ndërsa, ky tubim i përfaqësuesve të partive politike, të cilët e përdorin këtë për fushatë zgjedhore në Serbi, ka kaluar pa ndonjë incident. Janë tubuar diku rreth 100 qytetarë, ndërsa një koncert është mbajtur para fillimit të fjalimeve ose tubimeve. Këto janë informacionet zyrtare që i kemi edhe përkundër faktit që të njëjtit nuk kanë kërkuar garantimin e një leje zyrtare për tubime publike të tilla”, ka konfirmuar Hoti.
Ndryshe, në tubimin parazgjedhor në veri të Mitrovicës, prezent ka qenë kreu i Partisë Përparimtare të Serbisë, Tomisllav Nikoliq. Ai u ka thënë pjesëmarrësve në tubim se Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë.
“Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë. Ajo nuk është e imja, nuk e kam trashëgim nga babai, nuk e kam blerë dhe nuk mund ta shes apo t’ia dhuroj dikujt. Ajo ju takon juve dhe gjithë Serbisë, secilit qytetar të saj, veç e veç. Ashtu si dëshirojnë qytetarët, ashtu edhe do të jetë. Në Kushtetutë shkruan se dëshirojnë që kjo të jetë Serbi. Do të jetë Serbi derisa edhe serbi i fundit të ecë mbi tokë”, ka thënë Nikoliq.
Në anën tjetër, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë se Nikoliq dhe krerët e tjerë të Partisë Përparimtare Serbe, nuk kanë bërë kërkesë për ta vizituar Kosovën. Zëdhënësi i policisë, Hoti, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata kanë hyrë përmes rrugëve dytësore në Kosovë.
“Sigurisht besohet që hyrja e tyre( krerëve të PPS-së) në vetë territorin e Kosovës, është bërë përmes rrugëve dytësore ose ilegale nga Republika e Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa, e ripërsëris se të njëjtit nuk kanë kërkuar ose nuk kanë siguruar një leje për një tubim të tillë”, ka deklaruar Hoti.
Ndryshe, Serbia ka shpallur zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale për 6 maj. Tomislav Nikoliq, është kandidat për kryetar të Serbisë.
Për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, pas kritikave ndërkombëtare, Serbia ka sinjalizuar se do të heqë dorë, por nuk dihet nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe për zgjedhjet tjera, për mbajtjen e të cilave thirret në parimin e dyshtetësisë.