Serbët në Kosovë e kanë lejen për t’i organizuar zgjedhjet lokale serbe dhe ekziston korniza ligjore, mbi të cilën mund ta mbështesin këtë organizim, vlerëson Marko Jakshiq, lider i serbëve të veriut të Kosovës.
Sipas tij, nuk ka rëndësi nëse zyrtarët e Beogradit apo të UNMIK-ut e mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, përderisa Sllavica Gjukiq Dejanoviq, kryetare e Kuvendit të Serbisë, këto zgjedhje tashmë i ka shpallur se mund të mbahen edhe në Kosovë, Jakshiq thotë se zgjedhjet mund t’i organizojnë Komisionet Zgjedhore Komunale.
“Çështja se a do të mbahen zgjedhjet lokale serbe, tashmë nuk varet as nga Sllavica Gjukiq Dejanoviq, e as nga vetë autoritetet në Beograd. E rëndësishme është se në vitin 2008, zgjedhjet lokale në terrenin e Kosovës i ka organizuar i ashtuquajtur Komisioni Zgjedhor i Republikës nga Beogradi. Ndërkaq, tash, zgjedhjet lokale, sipas Kushtetutës së Serbisë, duhet t’i bëjnë të ashtuquajturat Komisionet Zgjedhore Komunale, si në jug ashtu edhe në veri të lumit Ibër”, thotë Jakshiq.
Ai shton se kinse mëdyshja e Beogradit zyrtar për t’i organizuar zgjedhjet edhe në Kosovë në njërën anë, dhe në anën tjetër, refuzimi i UNMIK-ut që të mbështesë organizimin e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, janë më shumë lojë politike për t’u arsyetuar para një numri të shteteve evropiane, të cilat kundërshtojnë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Megjithatë, sipas tij, Beogradi e ka krijuar kornizën ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë.
Por, Rangjel Nojkiq, politikan serb nga Kosova qendrore, thotë se nëse Beogradi zyrtarë nuk heq dorë në mënyrë të qartë nga zgjedhjet lokale, mundësia reale është që në Kosovë nuk do të mund t’i mbajë jo vetëm zgjedhjet lokale, por as ato parlamentare. Një qëndrim të tillë, sipas tij, e kanë bërë të qartë edhe institucionet e Prishtinës.
“Unë kam frikë se nuk do të ketë zgjedhje lokale, e as parlamentare. Më duket se po të kishte mençuri, zgjedhjet parlamentare kanë mundur të mbahen, por paraprakisht është dashur që të parashikohet situata dhe të hiqet dorë nga zgjedhjet lokale”, shprehet Nojkiq.
Sipas Nojkiqit, kjo situatë mund të ndryshohet vetëm nëse bashkësia ndërkombëtare bën presion mbi Prishtinën zyrtare, por paraprakisht, gjithsesi nëse Serbia heqë dorë qartazi nga organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Nojkiq thotë se nëse kjo nuk ndodh dhe Serbia kërkon që zgjedhjet të mbahen të paktën në veri të Kosovës, atëherë, sipas tij, nuk do të ketë as zgjedhje lokale, e as parlamentare.
Por, Marko Jakshiq thotë se do të varet nga vullneti i qytetarëve serbë të Kosovës nëse duan t’i mbajnë zgjedhjet lokale serbe. Megjithëkëtë, sipas tij, këto zgjedhje do të mbahen të paktën në dy komunat serbe në veri, në Zveçan dhe Zubin Potok.
“Unë tashmë shoh se formimi i Komisioneve Zgjedhore Komunale, me paralajmërimin e kandidatëve të kuvendeve në komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut tashmë ka filluar. Unë nuk shoh ndonjë mënyrë që dikush mund t’i pengojë zgjedhjet në këto komuna”, thekson Jakshiq.
Por, Nojkiq thotë se deklaratat e zotit Jakshiq kanë të bëjnë më shumë për, siç thotë ai, përdorim të brendshëm.
“Mendoj se ky është një rrëfim për përdorim të brendshëm dhe mendoj se Beogradi nuk do të guxonte që të rrezikojë që në çfarëdo mënyre t’i organizojë zgjedhjet lokale. Ajo që dy komunat në veri mendojnë se mund t’i organizojnë zgjedhjet, thjesht është e pamundur”, vlerëson Nojkiq.
Sipas tij, për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, do të duhej që materiali zgjedhor të futej në Kosovë dhe nëse kjo do të bëhej përmes rrugëve jo legale, atëherë një veprim i tillë do të paraqiste shkelje të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, e cila tashmë është arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Një rrezik të tillë, siç vlerëson Nojkiq, Beogradi nuk do të guxonte ta merrte mbi vete.

Çështja se a do të mbahen zgjedhjet lokale serbe, tashmë nuk varet as nga Sllavica Gjukiq Dejanoviq, e as nga vetë autoritetet në Beograd.
“Çështja se a do të mbahen zgjedhjet lokale serbe, tashmë nuk varet as nga Sllavica Gjukiq Dejanoviq, e as nga vetë autoritetet në Beograd. E rëndësishme është se në vitin 2008, zgjedhjet lokale në terrenin e Kosovës i ka organizuar i ashtuquajtur Komisioni Zgjedhor i Republikës nga Beogradi. Ndërkaq, tash, zgjedhjet lokale, sipas Kushtetutës së Serbisë, duhet t’i bëjnë të ashtuquajturat Komisionet Zgjedhore Komunale, si në jug ashtu edhe në veri të lumit Ibër”, thotë Jakshiq.
Ai shton se kinse mëdyshja e Beogradit zyrtar për t’i organizuar zgjedhjet edhe në Kosovë në njërën anë, dhe në anën tjetër, refuzimi i UNMIK-ut që të mbështesë organizimin e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, janë më shumë lojë politike për t’u arsyetuar para një numri të shteteve evropiane, të cilat kundërshtojnë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Megjithatë, sipas tij, Beogradi e ka krijuar kornizën ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë.
Por, Rangjel Nojkiq, politikan serb nga Kosova qendrore, thotë se nëse Beogradi zyrtarë nuk heq dorë në mënyrë të qartë nga zgjedhjet lokale, mundësia reale është që në Kosovë nuk do të mund t’i mbajë jo vetëm zgjedhjet lokale, por as ato parlamentare. Një qëndrim të tillë, sipas tij, e kanë bërë të qartë edhe institucionet e Prishtinës.
Unë kam frikë se nuk do të ketë zgjedhje lokale, e as parlamentare.