“Veriu është një problem më të cilin duhet të merremi shpejt”, thotë ndërmjetësi i BE-së në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper.
Ai në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ka thënë se edhe pse janë cilësuar teknike, bisedimet e deritashme kanë qenë mjaft politike.
"A do jetë veriu temë e bisedimeve? Nuk e di. Mendoj se ky është një problem, me të cilin duhet të merremi shpejt. Gjithçka që kemi bërë ka qenë politike, por veriu është shumë më shumë temë politike. Nuk mund të imagjinoj që edhe me veriun të merremi në të njëjtën mënyrë sikurse me çështjet tjera”, thotë Kuper, për Radion Evropa e Lirë, i cili nuk do të pranonte të ndërmjetësonte për një temë siç është veriu, duke u shprehur se kjo duhet bërë në nivel më të lartë.
Zyrtarët kosovarë vazhdimisht kanë hedhur poshtë hapjen e negociatave për veriun në kuadër të bisedimeve të cilësuar si teknike, të cilat filluan në marsin e kaluar. Por, diplomati evropian, e quan qesharak dallimin në mes të dialogut teknik dhe politik që është bërë deri më tani nga palët.
“E di se po diskutojmë çështjet teknike, por e di se në njërën anë presidenti, e në tjetrën kryeministri kanë vëzhguar për së afërmi, kështu që ka qenë çështje politike”, thotë Kuper, i cili një vit pas nisjes së bisedimeve nën ndërmjetësimin e tij, shpreh pakënaqësinë me dinamikën dhe pamundësinë e arritjes së marrëveshjeve për çështje të caktuara.
Ai nuk dëshiron të komentojë vendimin eventual të Serbisë për shpalljen e zgjedhjeve serbe lokale edhe në Kosovë, ndërkaq, thotë se nuk është moment i mirë, që para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi të vazhdojë dialogu ndërmjet dy vendeve.
Raundi i fundit i dialogut u mbajt në muajin shkurt, ku edhe u arrit marrëveshja për bashkëpunimin rajonal, sipas së cilës, Kosova tash e tutje mund të përfaqësohet në nismat rajonale, pa u kundërshtuar nga Serbia. Kompromisi është fusnota, e cila nuk paragjykon statusin.
Kuper e vlerëson si arritje të mirë këtë marrëveshje.
“Në dokumentet e BE-së kishim një fusnotë sa i përket Kosovës, e cila ishte pak tërheqëse, fusnota që thoshte nën 12 44 që nuk mendoj se ishte një frazë e mirë. Fusnota aktuale qartëson se termi Kosova nuk paragjykon statusin dhe nënvizon dy dokumente të rëndësishme ligjore ndërkombëtare në lidhje me Kosovën”, thekson Kuper, duke pranuar se kjo paraqet një çështje të komplikuar, por, sipas tij, të vlefshme.
“E rëndësishme është se fusnota ka mundësuar marrëveshjen ku fraza kryesore është se Kosova flet vetë për veten, merr pjesë vetë dhe përfaqëson veten, në vend të OKB-së apo mekanizmave tjerë. Kjo qartëson dhe vë standarde të reja për rajonin”, thotë Kuper, i cili i pyetur nëse kjo fusnotë do të shkrihet si fjollë bore, siç ka parashikuar kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, thekson:
“Duhet të shohim se çka do të ndodhë kur vjen pranvera, por disa gjëra vonohen më shumë, sesa që do të dëshironim”.
Diplomati evropian ka lënë të kuptohet se dialogu dhe arritja marrëveshjeve në fushën e energjisë dhe telekomunikimit do të jenë kushte për Serbinë, po qe se dëshiron hapjen e negociatave me BE-në. Serbia pas marrëveshjes me Kosovën për bashkëpunim rajonal u shpërblye nga BE-ja me statusin e kandidatit.
“Kosova do të jetë temë parimore për hapjen e negociatave. Kjo është në opinionin e Komisionit, por vendimi merret nga Këshilli i Ministrave dhe në disa raste, të paktën e di për Gjermaninë, vendimi për hapjen e negociatave do të dërgohet edhe në parlamentin kombëtar”, thotë Kuper, i cili shpreh pakënaqësinë për mosarritjen e marrëveshjeve në disa fusha, siç është rasti i trafikut ajror.
I pyetur se përse nuk po bëhen publike marrëveshjet e arritura, Kuper ka thënë se kjo çëeshtje u takon palëve ta bëjnë dhe jo BE-së, pasi siç ka thënë ai, "BE nuk është pronare e marrëveshjeve".
Në punën e tij njëvjeçare me palët, Robert Kuper ka vërejtur se të punosh me njerëzit nga Ballkani nuk është punë e lehtë. Ai thotë se Ballkani është një pjesë e botës, ku arrihen plot marrëveshje, por shumë nga to nuk jetësohen kurrë.
Në nëntë raundet e dialogut të zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë janë arritur shtatë marrëveshje. Por, ende lë shumë për të dëshiruar zbatimi i tyre, dhe sipas Kuperit, në këtë kohë, derisa nuk do të ketë raund të ri bisedimesh, do të mbikëqyret zbatimi i atyre marrëveshjeve që kanë ngecur.
E përgatiti: Albana Isufi