Qëndrime të largëta

Foto nga arkivi


Qëndrimet e Prishtinës dhe Beogradit sa i takon çështjes së bashkëpunimit rajonal janë shumë larg midis palëve.

Kështu ka deklaruar kryeneogociatorja kosovare Edita Tahiri, pas takimit që ka pasur me ndërmjetësin e Bashkimi Evropian, Rober Kuper.

Ajo tha se Kosova është shtet, dhe kudo do të përfaqësohet si shtet.

Fillimisht dua të them që për sa i takon bashkëpunimit rajonal qëndrimet janë shumë larg.
Fillimisht dua të them që për sa i takon bashkëpunimit rajonal qëndrimet janë shumë larg. Pozicioni ynë është i qartë, që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të përfaqësohet si shtet i pavarur, si edhe shtetet e tjera të rajonit. Po ashtu duhet të jetë nënshkruese e marrëveshjeve rajonale”, deklaroi Tahiri.

Serbia ka kërkuar që Kosova në iniciativat rajonale të paraqitet me rezolutën 12 44, gjë që për palën kosovare është hedhur poshtë.

Për me tepër, zyrtarët e institucioneve të Kosovës, për rezolutën 12 44 kanë thënë se është e tejkaluar si në kuptimin juridik, po ashtu edhe në atë politik.

Në konferencën për gazetarë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha se me zotin Kuper u bisedua edhe për marrëveshjen e menaxhimit të integruar të kufijve.

Për sa i takon çështjes së protokollit teknik të IBM-së, unë kërkova nga zoti Kuper që protokolli teknik të përfundojë dhe të nënshkruhet me së largu deri më 10 shkurt, si dhe menjëherë të nesërmen të fillojë procesi i zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit”, tha ajo.

Tahiri deklaroi po ashtu se Serbia duhet t’i heqë barrikadat në veri të Kosovës dhe të mundësohet lëvizja e lirë, dhe të zbatohet në tërësi marrëveshja për lirinë e lëvizjes dhe tregtisë së mallrave.

Në veçanti theksova se marrëveshja për lëvizjen e lirë dhe marrëveshja për tregtinë e lirë nuk po zbatohet plotësisht nga ana e Serbisë...
Në veçanti theksova se marrëveshja për lëvizjen e lirë dhe marrëveshja për tregtinë e lirë nuk po zbatohet plotësisht nga ana e Serbisë, po zbatohet vetëm pjesërisht, për faktin se ekzistojnë barrikadat dhe strukturat paralele. Me fjalë të tjera Serbia duhet të tërheqë ndërhyrjen e saj në punët e brendshme të Republikës e Kosovës”, u shpreh Tahiri.

Zëvendëskryeministrja Tahiri përsëriti se, duke pas për bazë qëndrimet e kundërta të Prishtinës dhe Beogradit në dialogun teknik, nuk mund të ketë shpejt ndonjë datë të vazhdimit të këtij procesi.

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ishte paraparë të qëndronte në Prishtinë javën e kaluar, një ditë pas takimeve që ka zhvilluar në Beograd.

Pas takimit të fundit të zotit Kuper me kreun e delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq, ky i fundit ka thënë se i ka propozuar ndërmjetësit evropian disa propozim-modele për përfaqësimin rajonal të Kosovës, që, sipas tij, janë në përputhje me Rezolutën 12 44 të OKB-së.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë thënë se Kosova do te kontribuojë në dialogun teknik, për të gjetur zgjidhjet në kuadër të kushteve për fqinjësi të mirë, bashkëpunim rajonal, si dhe integrim në BE.

Diplomatët evropianë kanë deklaruar se vazhdimi i dialogut dhe zgjidhja për përfaqësimin rajonal të Kosovës janë çështje të rëndësishme për euro-integrimin e Serbisë.