Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mohuar t’i ketë ftuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim me të gjitha partitë politike, gjatë të cilit, kreu i ekzekutivit i njoftoi ato për konkluzionet e mbledhjes së Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën.
Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri Thaçi nuk e ka thënë të vërtetën kur është pyetur nga gazetarët nëse është ftuar Vetëvendosja. Arsyet për mosftesë në këtë takim, sipas tij, mbesin të panjohura për zyrtarët e Vetëvendosjes.
Ymeri ka shprehur bindjen se takimi kishte për qëllim nënshkrimin e një deklarate politike në mbështetje të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë.
“Në fakt, nga konkluzat që vijnë nga ky takim, më mirë është edhe që nuk na ka ftuar. Aty u kërkua nga partitë dhe subjektet politike që të nënshkruhet një deklaratë, që do të ishte një mesazh gjoja konsensual nga politika kosovare, se ka mbetur edhe pak kohë për të përfunduar mbikëqyrja për pavarësinë dhe se partitë mbështesin përmbushjen e obligimeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit”, ka thënë pos tjerash, Ymeri.
Në takimin e së premtes kishin marrë pjesë pothuajse të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare.
Lidhur me mungesën e përfaqësuesve të Vetëvendosjes, kryeministri kishte dhënë këtë deklaratë pas mbajtjes së takimit:
“Të gjithë kanë qenë të informuar për takimin, me përjashtim të tyre, të gjithë i janë përgjigjur ftesës”, kishte deklaruar Thaçi për mediat.
Grupi Ndërkombëtar Drejtues nuk dha ndonjë datë se kur mund të përfundojë faza e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
Në kohën kur kryeministri Thaçi po qëndronte në Vjenë për të marrë pjesë në takimin e këtij grupi, në Kuvendin e Kosovës pati një përplasje akuzash ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Vetëvendosjes. Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, akuzoi liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, të jetë në korrespondencë me vajzën e një ish-ministri të Sllobodan Millosheviqit.
Pas kthimit nga Vjena, Thaçi pati refuzuar të komentojë mbi këto zhvillime.
Kjo çështje zuri vend në temat, për të cilat është folur në konferencën e së shtunës të Vetëvendosjes.
Me gjithë zotimet e PDK-së se është shuar Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, ka thënë se kjo parti po vazhdon ta mbajë “gjallë” shërbimin në fjalë.
“Për ne, si Vetëvendosje, për mua personalisht dhe për Kosovën është tepër shqetësues aktiviteti i dendur i shërbimit informativ të PDK-së. Që nga fillimi i aktivitetit politik, unë kam thënë se Kosova është e okupuar e pushtuar prej bandave kriminale e pa dyshim nuk ka asnjë bandë kriminale as në vend as në rajon që është me e madhe me e fort e ma kriminale se Shërbimi informativ. Lansimi informatave mënyra se si ata veprojnë është tipike e një shkolle të KGB-se. Veç për faktin se asnjë ish-SHIK-së nuk ka humb në zgjedhje tregon se sa e fortë është kjo organizatë kriminale”, ka thënë Krasniqi
Javëve të fundit para dhe gjatë protestave të 14 dhe 22 janarit sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes aktiviteti i SHIK-ut është shtuar dukshëm si në përcjellje, përgjime ashtu edhe në propagandë.
Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk do të ndalet në përpjekjet për të hetuar dhe zbardhur aktivitetin e kësaj organizate.