Bashkimi Evropian, përmes ndërmjetësit në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Kuper, është në kërkim të gjetjes së një zgjidhjeje kompromisi në lidhje me përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale.
Pas takimeve që zhvilloi në Beograd, ndërmjetësi Kuper të enjten anuloi vizitën në Prishtinë për shkak të motit të lig. Por, takimet, u tha se do të vazhdojnë edhe me Prishtinën përmes video-konferencave.
Beogradi insiston që Kosova të prezantohet në këto nisma përmes Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit.
Por, zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, shefe e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se ka hedhur poshtë insistimin e palës serbe, duke e konsideruar Rezolutën 12 44 të tejkaluar që nuk pasqyron realitetin në Kosovë.
“Ne nuk pranojmë përfaqësimin e Republikës së Kosovës në bashkëpunimet rajonale me këtë referencë, sepse rezoluta 12 44 është tashmë e tejkaluar - si në kuptimin juridik, ashtu edhe në atë politik. Madje edhe vetë Serbia më nuk ka as të drejtë juridike të insistojë në këtë rezolutë, sepse ajo i referohet një krijese shtetërore që nuk është Serbi, pasi që në atë kohë kur është miratuar kjo rezolutë, ka ekzistuar një shtet tjetër me emrin Republika Federale e Jugosllavisë”, theksoi Tahiri.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë, Millivoje Mihajlloviq, tha për Radion Evropa e Lirë se Beogradi nuk pranon asnjë modalitet të përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale jashtë Rezolutës 12 44.
“Qeveria e Serbisë insiston që përfaqësimi i institucioneve të përkohshme të Kosovës të bëhet në harmoni me Rezolutën 12 44”, u shpreh Mihajlloviq.
Ai tha se këtë qëndrim Qeveria serbe ia ka prezantuar edhe ndërmjetësuesit të BE-së në dialogun Kosovë - Serbi, Robert Kuper.
Si zgjidhje kompromisi, edhe pse ende e papërfunduar, Edita Tahiri nuk e përjashtoi mundësinë që të merret shembulli i Maqedonisë, e cila ka problem me Greqinë për shkak të emrit. Në rastin e Kosovës, Tahiri tha se fusnota mund të përshkruajë faktin që Kosova është shtet i njohur nga shumica e vendeve të rajonit, por ka edhe vende që nuk e kanë njohur atë.
Një propozim i tillë, kishte dalë si modifikim për shkak të kompromiseve me palën serbe, e cila kundërshton me ngulm që në konferenca, nisma dhe iniciativa tjera rajonale, Kosova të prezantohet si shtet.
“Ne mendojmë që Kosova duhet të përfaqësohet si shtet me institucionet e saj, që t’i nënshkruajë vetë marrëveshjet dhe, natyrisht, mund të ketë një fusnotë të modelit të Maqedonisë, ku shprehet realisht fakti se Kosova është e njohur nga shumica e vendeve të rajonit. Fusnotat, pak a shumë, janë zgjidhje të përkohshme, dhe të tillë e kemi edhe situatën me Maqedoninë”, sqaroi Tahiri.
Por, kompromiset e paralajmëruara të delegacionit qeveritar për përfaqësimin e Kosovës në nisma rajonale përmes fusnotës, e cila nuk paragjykon statusin e saj, hidhen poshtë nga përfaqësues të opozitës në Prishtinë.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, tha se përfaqësimi i Kosovës jashtë nuk është çështje teknike për çka ka marrë mandatin zëvendëskryeministrja Tahiri, duke shtuar se kjo marrëveshje eventuale do të ishte e vlefshme vetëm nëse do të miratohej edhe nga Kuvendi i Kosovës.
“Qeveria duhet të vijë në Kuvend që të marrë mendimin e Kuvendit lidhur me këtë çështje, sepse përfaqësimi i Kosovës në iniciativat rajonale nuk është çështje teknike, por politike dhe e tejkalon kornizën e këtyre bisedimeve. Do të vazhdojmë me presionin tonë brenda Kuvendit dhe nuk është e çuditshme nëse duhet të ndërmarrim patjetër iniciativa për interpelancë apo debate parlamentare, sepse kjo është forma e vetme që ka mbetur në punën, angazhimin e Kuvendit”, u shpreh Ramadani.
Sidoqoftë, çështja e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale mbetet ende temë debati para se Kuper të thërrasë palët për vazhdimin e dialogut në Bruksel.
Në anën tjetër, Edita Tahiri tha të enjten, po ashtu, se do ta njoftojë zotin Kuper me trendin e ngadalshëm të zbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, sidomos ato për tregtinë e lirë dhe lëvizjen e lirë.
Lexoni edhe këto:
UNMIK: Vendos KS-ja, e jo Prishtina
Zëvendësimi i 12 44-shit, mision jo i lehtë
Pas takimeve që zhvilloi në Beograd, ndërmjetësi Kuper të enjten anuloi vizitën në Prishtinë për shkak të motit të lig. Por, takimet, u tha se do të vazhdojnë edhe me Prishtinën përmes video-konferencave.
Beogradi insiston që Kosova të prezantohet në këto nisma përmes Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit.
Por, zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, shefe e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se ka hedhur poshtë insistimin e palës serbe, duke e konsideruar Rezolutën 12 44 të tejkaluar që nuk pasqyron realitetin në Kosovë.
Ne nuk pranojmë përfaqësimin e Republikës së Kosovës në bashkëpunimet rajonale me këtë referencë, sepse rezoluta 12 44 është tashmë e tejkaluar - si në kuptimin juridik, ashtu edhe në atë politik.