Përfaqësues të kompanive të sigurimeve nga Kosova dhe Serbia janë takuar në Vjenë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për të diskutuar rreth tarifave të larta që qytetarët janë të detyruar t’i paguajnë me rastin e kalimit të kufijve nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas.
Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se tarifat e sigurimeve për lëvizjen e lirë do të jenë më të lira dhe se procedurat do të lehtësohen.
“Bisedimet kanë filluar. Javën e kaluar, kompanitë apo byrotë e kompanive të sigurimeve të Kosovës dhe Serbisë, së bashku me palën e tretë, BE-në, janë takuar në Vjenë pikërisht për këtë çështje, për të diskutuar arritjen e një marrëveshjeje komerciale, e cila në fakt do të ndjekë modelin që ka Kosova me Shqipërinë dhe me Maqedoninë. Unë jam e bindur se një marrëveshje e tillë do të jetë shumë shpejt, pasi që edhe pala serbe ka dhënë sinjale gatishmërie për këtë zgjidhje”, thekson Tahiri.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës, që në fillim, nuk ka qenë dakord për këto tarifa kaq të larta, pasi “një gjë e tillë e vështirëson lirinë e lëvizjes”.
“Ne kemi kërkuar tarifa shumë më të përshtatshme për qytetarët, por kjo ka qenë kërkesë e palës serbe. Në emër të arritjes së marrëveshjes, ne i kemi dhënë radhë kësaj zgjidhjeje, por kjo është vetëm e përkohshme”.
“Ne tashmë kemi filluar bisedimet në nivelin e grupit të ekspertëve, përkatësisht të kompanive të sigurimeve të Kosovës dhe Serbisë, për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi, me ç’rast qytetarët do të lirohen nga këto tarifa”, thotë Tahiri.
Pavarësisht çmimit të lartë për kalimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, autoritetet e rendit dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës thonë se, një ditë pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë, vërehet një interesim i madh i qytetarëve, si kosovarë, ashtu dhe serbë, për të kaluar kufirin.
Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, thotë se një gjë të tillë e konfirmojnë raportet e degëve doganore. Por, këto të fundit, sipas tij, nuk flasin edhe për rritje të sasisë së mallrave komerciale.
“Sa u takon çështjeve doganore lidhur me marrëveshjen e fundit për lëvizjen e lirë, nuk kemi vërejtur ndonjë rritje të mallrave komerciale. Qarkullimi i mallrave komerciale ka qenë në suaza normale apo në suaza të një numri relativisht të njëjtë që ka ardhur edhe më herët. Kurse, sipas raporteve prej degëve doganore në kufijtë me Serbinë, kemi vërejtur një rritje të qarkullimit të udhëtarëve në të dyja drejtimet”, thotë Stavileci.
Sipas zyrtarëve të Policisë së Kosovës, qarkullimi në territorin e Kosovës dhe atë të Serbisë tashmë është normalizuar.
Vlladimir Qirkoviq, komandant i Policisë së Kosovës në vendkalimin kufitar Merdare, flet për hollësitë:
“Që nga data 26 ka filluar zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes. Dje, zhvillimi i komunikacionit ka qenë më i paktë, ndërkaq sot, në orët e mëngjesit, ka filluar të normalizohet. Do të thotë, ka mjaft kamionë dhe automjete të tjera që vijnë dhe paguajnë sigurimin tonë, të Kosovës, por ka dhe një numër të vogël që nga ana jonë shkon për në Serbi”.
Që nga e hëna, Kosova dhe Serbia kanë nisur zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, marrëveshje kjo e arritur në raundin e fundit të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Por, problem që është shfaqur pas fillimit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje thuhet të jenë çmimet, të cilat qytetarët e të dyja vendeve duhet t’iu paguajnë kompanive të sigurimeve kur ata synojnë të hyjnë në shtetin përkatës.
Me gjithë ankesat, çmimet paguhen
Komandanti i Policisë së Kosovës në Merdare, Qirkoviq, thotë se, pavarësisht ankesave të qytetarëve për çmimet e larta, ato paguhen.
“Çmimet vërtet janë të larta. Nuk e di pse. Është e pamundur që një gjë e tillë të vazhdojë, por çfarë të bëjmë. Vendimet e shtetit janë të tilla”, thekson ai për Radion Evropa e Lirë.
Ditë më parë, Beogradi ka vendosur tarifën prej 100 eurosh për kosovarët, të cilët duan të qarkullojnë në shtetin serb - vendim, të cilit Prishtina zyrtare i është përgjigjur me reciprocitet. Ky sigurim zgjat 30 ditë.
Automjetet me targa të Serbisë që duan të hyjnë në Kosovë për qëndrim 15-ditor, duhet të paguajnë nga 15 deri në 145 euro - varësisht llojit të automjetit.
Këto çmime thuhet se kanë shkaktuar pakënaqësi të banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës. Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se me vendimin e ekzekutivit kosovar janë “getoizuar” shqiptarët e kësaj zone.
Ai i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojë menjëherë vendimin e saj për këtë çështje.