Autoritetet kosovare, në konsultim me zyrtarët e EULEX-it dhe të KFOR-it, janë të vendosura që mos të lejojnë të hyjnë në Kosovë kamionët me ndihma humanitare nga Rusia, ndihma këto të dedikuara për banorët serbë të veriut të Kosovës.
Shefi i ekzekutivit të vendit, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur të mërkurën, mes tjerash tha se në veri të Kosovës, nuk ka krizë humanitare.
Thaçi deklaroi se ndihmat janë të mirëseardhura, por ato duhet t’i nënshtrohen kontrollit doganor, policor dhe shtetëror të Kosovës.
“Qëndrimi ynë është shumë i qartë. Edhe ky konvoj duhet të respektojë në plotësi të gjitha procedurat doganore, policore, shtetërore të Republikës së Kosovës, nëse dëshiron të futet në territorin e Republikës së Kosovës".
"Në çdo rrethanë tjetër ata mund të rrinë aty, por nuk është mirë ta dëmtojnë relacionin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, në anën tjetër, mund të hyjnë në pikat tjera kufitare që gjithashtu do t’i nënshtrohen procedimit të rregullt të të gjitha kritereve që parashihen me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha Thaçi.
Kurse, zyrtarët e EUKEX-it dhe të Doganave të Kosovës theksojnë si arsye mosplotësimin e kritereve të nevojshme, ndonëse misioni i BE-së konfirmon se nga Serbia në Kosovë, deri më tani, kanë hyrë tre kamionë me ndihma.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, tha për Radion Evropa e Lirë se për hyrjen e ndihmave të tjera janë dy mundësi.
“Mundësia e parë është që të ketë përcjellje të policisë së EULEX-it, por kjo varet edhe prej barrikadave, pra nëse do të ketë mundësi EULEX-i të lëvizë në veri ose jo. Mundësia e dytë është që konvoji të hyjë në Kosovë përmes pikës në Merdarë”, thotë Krasniqi.
Ndërkaq, qëndrimin e Doganave të Kosovës e shpjegon zëdhënësi i tyre, Adriatik Stavileci:
“Në bazë të ligjit kërkohet që secili donacion, i cili vjen në Kosovë, t’i plotësojë dokumentet e nevojshme, të cilat kërkohen për donacione. Ne nuk do të lejojmë që kamionët të futen në Kosovë pa përfundim të proceduarave”.
Tre kamionët që janë futur një ditë më parë, mësohet se janë duke qëndruar pranë vendkalimit kufitar në Jarinë. Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, u shpreh këmbëngulës në respektimin e rregullave të Bashkimit Evropian, si kusht për hyrjen e ndihmave.
“Është procedurë standarde e Bashkimit Evropian që konvojët, me numër aq të madh të kamionëve, të përcillen nga policia”, theksoi Krasniqi.
Të martën, ambasada ruse në Beograd ka kërkuar përcjelljen nga EULEX-i për një konvoj me ndihma humanitare nga Rusia. Por, siç kanë njoftuar zyrtarë të EUELX-it, kolona e automjeteve të këtij misioni, e nisur për të përcjellë ndihmat nga kufiri, është ndaluar në njërën prej barrikadave në drejtim të vendkalimit kufitar në Jarinë.
Kjo ndalesë thuhet të ketë ndodhur pasi ambasadori rus në Beograd, Aleksander Konuzin, më pas, ka refuzuar përcjelljen e kamionëve nga ana e EULEX-it.
Konuzin thuhet të ketë hedhur poshtë mundësinë që konvoji me ndihma të hynte nga vendkalimi kufitar në Merdare, pasi, sipas tij, aty ka policë e doganierë të Kosovës, që nuk njihen nga Moska, e as nga Beogradi.
Konvoji me ndihma ruse aktualisht është duke qëndruar në afërsi të kufirit me Kosovën, në territorin serb.
EULEX-i tha se nuk është në dijeni për numrin e kamionëve që duan të hyjnë në Kosovë.
“Nuk e dimë numrin e saktë të kamionëve me ndihma, por ajo që dihet është se dje janë proceduar tre kamionë, ndërsa numri tjetër i kamionëve është në pritje”, tha zëdhënësi i misionit evropian, Blerim Krasniqi.
Bllokimin e konvojit humanitar në vendkalimin kufitar midis Kosovës dhe Serbisë, Moska raportohet se do ta ngrejë si çështje në samitin e sotëm të Bashkimit Evropian me Rusinë, i cili mbahet në Bruksel.
Agjencia ruse e lajmeve Itar-Tas transmetoi deklaratën e ambasadorit rus në Serbi, Aleksandar Konuzin, të ketë thënë se “për situatën e krijuar, është njoftuar niveli i lartë në Moskë dhe Bruksel dhe se po kërkohet një zgjidhje”.
Sipas ambasadorit rus, konvoji me ndihma humanitare për serbët e Kosovës, që gjendet në Jarinë, është shndërruar në “mjet të shantazhit politik”.
Njëri prej liderëve serbë të veriut të Kosovës, Marko Jakshiq, fajësoi EULEX-in për bllokimin e hyrjes së ndihmave humanitare.
Ai, madje, tha se kjo çështje nuk ka të bëjë asgjë me proceduarat doganore apo me përcjellje.
“Dëshira e EULEX-it është që të përcjellë konvojin. Ai, po ashtu, dëshiron të tregojë se po krijohet edhe një shtet shqiptar në Ballkan - kjo është edhe një dëshmi".
“Neve, serbëve, na vjen mirë që një gjë e tillë po ndodh dhe që krejt bota do ta shohë se serbët nuk janë fajtorë në Kosovë", u shpreh Jakshiq.
Sido që të jetë, autoritetet e rendit bënë të ditur se, pavarësisht kësaj ngjarjeje, situata e sigurisë në veri është e qetë.