Remitencat në Kosovë, të cilat, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë 234 milionë euro, do të pësojnë rënie, si pasojë e krizës ekonomike në Eurozonë, thonë njohës të çështjeve ekonomike.
Derisa ekonomia e Kosovës varet shumë nga dërgesat e emigrantëve, eksperti i ekonomisë, Alban Zogaj, thotë se rënia e nivelit të tyre, përveç tjerash, do të shkaktojë edhe ulje të Bruto Produktit Vendor (GDP).
“Nga krizat financiare në Evropë do të ketë ulje të nivelit të remitencave apo dërgesave nga diaspora jonë. Në momentet e para të krizave në vendet evropiane bie niveli i remitencave. Ulja e remitencave në Kosovë shkakton ulje të investimeve, ulje të konsumit dhe, në përgjithësi, shkakton ulje të GDP-së. Një gjë e tillë e tkurr ekonominë e Kosovës”, thotë Zogaj.
Sipas tij, janë të shumta rastet kur më serioz është efekti i rënies së remitencave, sesa efekti i rënies së investimeve të huaja direkte.
“Ekonomia e Kosovës varet shumë nga remitencat. Miliona euro, të cilat vijnë nga emigrantët tanë nga mbarë bota, tregojnë se sa e varur është ekonomia e Kosovës nga dërgesat nga jashtë. Rënia e tyre e dëmton ekonominë e Kosovës”, thekson Zogaj.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, brenda 5 vjetësh, dërgesat nga jashtë arrijnë në 3 miliardë euro. Pjesa më e madhe e dërgesave nga jashtë në Kosovë përdoren për konsum, ndërsa një pjesë tjetër për investime.
E gjithë kjo, sipas profesorit të ekonomisë, Isa Tahiri, tregon se ekonomia e Kosovës varet fuqishëm nga remitencat.
“Remitencat, apo të ardhurat që vijnë në Kosovë nga emigrantët, në 12 vjetët e fundit kanë qenë me shumë domethënie për ekonominë e Kosovës. Ndonëse pjesa më e madhe e tyre ka shkuar për konsum dhe jo për investime kapitale, një gjë e tillë edhe në këtë mënyrë ka ndikuar në ekonominë kosovare, sidomos në ngritjen e Bruto Produktit Vendor”, thotë Tahiri.
Shkalla e lartë e varfërisë dhe e papunësisë në Kosovë ka bërë që një pjesë e madhe e qytetarëve kosovarë të varen nga paratë e dërguara nga familjarët e tyre që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Evropës. Zvogëlimi i këtyre dërgesave, sipas Tahirit, do të ndikojë direkt në gjendjen ekonomike dhe sociale të këtyre familjeve.
“Për familjet sociale dhe të papunët, për familjet që i kanë pasur shpresat e fundit te të hyrat nga remitencat, rënia e tyre do të thotë shumë. Për vite të tëra, gjendja e tyre ekonomike dhe sociale është varur nga dërgesat nga jashtë. Tani, një rënie e tyre do të varfërojë shportën mujore të këtyre familjeve”, thotë Tahiri.
Sipas statistikave zyrtare, konsiderohet se afër 25 për qind e popullatës ose mbi 500 mijë emigrantë kosovarë jetojnë në vende të ndryshme të Evropës. Sipas një sondazhi të Institutit të Hulumtimeve Gallup, të bërë kohë më parë, pas anketimeve të zhvilluara në 135 vende të botës, del se Kosova radhitet lart në listën e vendeve që marrin remitenca, me 23 për qind apo me më së shumti në rajon.
Lexoni edhe këtë:
Ende punë për valutën kombëtare

Ulja e remitencave në Kosovë shkakton ulje të investimeve, ulje të konsumit, ulje të GDP-së...