Ka vazhduar seanca gjyqësore kundër deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, si dhe nëntë ish-pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lidhur me aktakuzën e ngritur nga EULEX-i, për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, në fshatin Kleçkë.
Pas një diskutimi më shumë se pesë orë, paneli i gjyqtarëve nuk ka marrë vendim për shtyrjen e procesit gjyqësor ashtu siç ishte kërkesa e palës mbrojtëse, por e ka shtyrë ketë çështje për të vendosur në seancën e radhës, që do të mbahet të mërkurën me 16 nëntor.
“Unë mendoj që në seancën e ardhshme e cila do të mbahet të mërkurën duhet të merren parasysh argumentet të cilat i ka prezantuar mbrojtja, sepse ne kemi prezantuar argumente të fuqishme. I kemi arsyetuar të gjitha argumentet tona të cilat i kemi paraqitur me shkrim me dosje, se mbrojtjes i mungojnë qindra, qindra faqe të dokumentacionit të cilat prokurori pretendon se i ka, por nuk i janë dorëzuar mbrojtjes. Pastaj, është një kohë tepër e shkurtë që edhe prokurori t’i përgatisë të gjitha ato materiale sipas urdhrit të gjykatës dhe mbrojtja të bëjë një mbrojtje efektive”, tha avokati i Limajt, Tahir Rrecaj shprehet.
Trupi gjykues ka vendosur po ashtu që në seancën e radhës të diskutohet për pranueshmërinë e dëshmive të dëshmitari X.
Por, pala mbrojtëse konsideron që deklaratat e dhëna të dëshmitarit X duhet të shpallen prova të papranuara.
“Shumë nga deklaratat janë dhënë në cilësinë e të dyshuarit ose të pandehurit, dhe pastaj është në pyetje edhe kredibiliteti i atij dëshmitari, sepse ne ende nuk kemi siguruar raportin e autopsisë. Ne nuk i dimë ende rrethanat e vdekjes. Prokurori sot pati një sjellje pak a shumë të çuditshme, sikurse nuk ka ndodhur asgjë me vdekjen e dëshmitarit X, edhe pse në fakt ne kemi një situatë krejtësisht të re pas vdekjes së këtij dëshmitari dhe duhet të sqarohet të gjitha ato rrethana që e kanë shtyrë këtë dëshmitar deri në vdekje”, deklaroi Rrecaj.
Prokurori i këtij rasti nga EULEX-i, Mauricio Slustor, ka thënë që procesi nuk ka asnjë arsye të shtyhet deri sa pala mbrojtëse ka kundërshtuar vazhdimin e seancës pa i parë dhe kompletuar të gjitha dëshmitë e dëshmitarit kyç të këtij procesi, Agim Zogaj, i njohur deri vonë si dëshmitari X, i cili më 28 shtator të këtij viti është gjetur i vdekur në Gjermani.
“Në fakt gjykata mund të aprovojë kërkesën e prokurorit dhe të refuzojë shkesat tona, po kjo do të bëjë shkelje të dispozitave ligjore dhe të nenit 12 të Kodit të Procedurës Penale, të nenit 30 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që kanë të bëjnë me një kohë të nevojshme që duhet ta ketë mbrojtja për përgatitjen e mbrojtjes. Kjo absolutisht do të ishte një shkelje flagrante e të drejtave të mbrojtjes”, bëri të ditur Recaj.
Pala mbrojtëse të premten e kaluar ka kërkuar nga paneli i gjyqtarëve të këtij procesi që prokurori Salustro të përjashtohet nga ky rast, pasi që sipas tyre në disa nga dëshmitë e dëshmitarit X është thënë se ai shpesh ka qenë i kërcënuar nga ky prokuror.
Por, gjykatësi Gjonatan Uelford Karoll ka deklaruar se kërkesa për largimin e prokurorit Salustro duhet t’i bëhet kryeprokurorit të EULEX-it.
Ndryshe, zoti Limaj nuk e gëzon më imunitetin e deputetit, pas një interpretimi të Kushtetutës që Gjykata Kushtetuese i bëri më 20 shtator të këtij viti, nëpërmjet të cilit të gjithë ligjvënësit u zhveshën nga imuniteti që gëzonin deri atëherë.
Krimet e luftës kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999 kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosur të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UÇK-ja, e cila ndodhej në fshatin Kleçkë.

Shumë nga deklaratat janë dhënë në cilësinë e të dyshuarit ose të pandehurit, dhe pastaj është në pyetje edhe kredibiliteti i atij dëshmitari, sepse ne ende nuk kemi siguruar raportin e autopsisë.