Në veriun e Kosovës, situata është më e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se pas vrasjes së një serbi dhe plagosjes së dy të tjerëve në lagjen Kroi i Vitakut, dy ditë më parë, autoritetet përkatëse po kryejnë hetime intensive lidhur me incidentin.
“Kemi një proces intensiv të zhvillimit të hetimeve nga sektori i hetimeve të krimeve të rënda në drejtorinë rajonale në Mitrovicë, të mbështetur nga komponenti kryesor i EULEX-it. Deri në këtë fazë kryesisht është bërë mbledhja e provave, dëshmive materiale dhe dëshmive që mund të lidhen me procesin e hetimeve”, tha Hoti.
Sipas tij, deri më tani, janë intervistuar së paku 8 persona, për të marrë detaje shtesë rreth asaj që ka ndodhur natën e incidentit, por policia ende nuk ka arritur të dalë me emra të të dyshuarve të mundshëm.
Serbët e veriut kërkojnë ndihmën e Putinit
Liderët e serbëve të veriut sot kanë mbajtur një takim, ku kanë kërkuar nga autoritetet e Serbisë që të ndërpresin dialogun me Kosovën dhe Bashkimin Evropian, derisa, siç është thënë, autorët e vrasjes dhe plagosjes së serbëve të mos sillen para drejtësisë.
I ashtuquajturi kryetar i Kuvendit të komunave serbe të Kosovës, Dobrosav Dobriq, tha se përfaqësuesit lokalë të serbëve kanë përsëritur qëndrimin e tyre refuzues ndaj vendosjes së doganierëve dhe policëve kosovarë në vendkalimet kufitare në veri.
“Është e papranueshme prania e çfarëdo dogane dhe policie kufitare në vendkalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinë. Çdo zgjidhje për tejkalimin e krizës së krijuar duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Dobriq.
Liderët serbë të veriut kanë kërkuar nga autoritetet e Serbisë që përfaqësuesve të tyre t’iu mundësohet prania në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, ndërkohë që ministrit serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, i kanë kërkuar të mos votojë për deklaratën për Kosovën.
Ata gjithashtu kanë paralajmëruar se do të ngrenë padi penale kundër anëtarëve të ekipit negociator serb.
Liderët serbë kanë theksuar se vendimet e marra në takimin e sotëm do t’ia dërgojnë edhe kryeministrit të Rusisë, Vlladimir Putin, me lutjen ”për ta ndihmuar mbijetesën e popullit serb” në Kosovë.