Një hap drejt Shengenit

Pasaporta e vjetër e Kosovës/ foto nga arkivi

Ministria e Punëve të Brendshme, ka filluar të hënën lëshimin e pasaportave biometrike.

Pajisja me këtë dokument është një nga kushtet që u mundëson qytetarëve të Kosovës të hyjnë në listën e bardhë Shengen, që nënkupton udhëtimin pa viza në shtetet evropiane të kësaj zone.

Por, çfarë përfitojnë qytetarët aktualisht nëse pajisen me pasaportë biometrike, kur dialogu për vizat nuk ka nisur ende, ndërkaq procesi i liberalizimit mund të marrë kohë shumë të gjatë.

Ne presim që të nisim dialogun për liberalizmin e vizave në dhjetor të këtij viti...
Ne presim që të nisim dialogun për liberalizmin e vizave në dhjetor të këtij viti dhe do të marrë edhe një kohë deri sa Kosova të hyjë në listën e bardhë të Shengenit".

"Prandaj qytetarët nuk kanë nevojë që menjëherë të bëjnë aplikim dhe të marrin pasaportat biometrike
”, shpjegoi Fisnik Rexhepi, këshilltar politik i ministrit të punëve të brendshme.

Ndryshe, qytetarët të cilët kanë pasaportë të zakonshme të Republikës së Kosovës, dhe në to kanë viza valide, por po ashtu dëshirojnë të marrin pasaportën biometrike gjatë udhëtimit, duhet t’i posedojnë të dy pasaportat.

Nëse qytetarët kanë viza valide në pasaportën aktuale, por duan të pajisen me pasaportë biometrike, atëherë ne e bëjmë të pavlefshme pasaportën aktuale. Mirëpo, qytetarët tanë, gjatë udhëtimit në vende të ndryshme, mund të dëshmojnë se kanë pasaportën aktuale, se kanë viza dhe nuk do të ketë ndonjë problem”, tha Rexhepi.

Por, njohësit e integrimeve evropiane thonë se Kosova ende është larg sa i takon çështjes së liberalizimit të dhe integrimit në Bashkimin e Evropian.

Eksperti për çështje të integrimeve, Shenoll Muharremi, tha se tash për tash nëse qytetarët marrin një pasaportë biometrike nuk do të kenë kurrfarë përfitimi specifik për të lëvizur jashtë vendit.

Unë mendoj që nuk ka ndonjë përfitim specifik për momentin për shkak se dhënia e pasaportave biometrike nuk do të thonë qarkullim i lirë.
Unë mendoj që nuk ka ndonjë përfitim specifik për momentin për shkak se dhënia e pasaportave biometrike nuk do të thonë qarkullim i lirë. Qarkullimi i lirë behët vetëm kur Kosova i përmbush kriteret për liberalizimin e vizave dhe vendet anëtare të Shengenit e marrin vendimin t’i lejojnë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm në vendet e Shengenit. Kështu që, për momentin nuk ka ndonjë dobi specifike”, deklaroi Muharremi.

Nga ana tjetër, Genta Tahiri, qytetare nga Prishtina thotë se edhe pse ka nisur aplikimi për dhënien e pasaportave biometrike nuk do të aplikojë për ta marrë atë.

Nuk mendoj se mund të aplikoj, sepse pasaportat biometrike nënkuptojnë lëvizjen e lirë, e te ne ende nuk është bërë liberalizimi i vizave”, tha Tahiri

Kurse Bujar Bahtiri, po ashtu qytetar i Prishtinës, thotë se me këtë hap, po plotësohet një nga kriteret për integrim.

Është një qëllim që po plotësohet, një nga kriteret për integrim në BE, por a do të hymë në BE pas dy vjetësh apo pesë vjetësh, këtë nuk e dimë. Nuk besoj që do ta marr dikush nëse nuk i duhet që të lëvizë lirshëm në vendet e BE-së” tha Bahtiri.

Ndërkaq Skënder Gashi, nuk ka shumë njohuri për këtë dokument të ri.

Nuk e di çka është pasaporta biometrike, jo, jo nuk e di”, tha ai.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë njoftuar se prodhimi i pasaportave do të bëhet në Austri, ndërsa personalizmi i pasaportave biometrike do të bëhet në Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve të Ministrisë së Brendshme.

Me rastin e fillimit të prodhimit të pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës, është organizuar një ceremoni për dhënien e pasaportave të para biometrike nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

"Ashtu siç kemi premtuar - premtimi ynë po realizohet, që deri në fund të tetorit, do të lëshojmë pasaportat e para biometrike. Pra sot, me lëshimin e pasaportës së parë biometrike, po e përmbushim një parakusht shumë të rëndësishëm për Kosovën, si në rrafshin e përgjithshëm të sigurisë së dokumenteve, ashtu edhe në kontekstin e liberalizimit të vizave”, ka deklaruar Thaçi.

Ndryshe, Kosova shpreson që nga fundi i vitit të përfshihet në bisedime me Bashkimin Evropian për liberalizimin e vizave.

Në mungesë të një udhërrëfyesi nga Brukseli, Qeveria e Kosovës kohë më parë ka adoptuar vetë një udhërrëfyes të tillë, në mënyrë që të jetë sa më e përgatitur për këtë proces.