Në veri të Kosovës, situata vazhdon të jetë e qetë, por e tensionuar. Autoritetet e rendit thonë se serbët, në afërsi të vendkalimeve kufitare, janë duke tentuar të hapin rrugë alternative për hyrje-dalje nga Kosova në Serbi.
Siç bëhet e ditur, pjesëtarët e KFOR-it kanë mbyllur me zinxhirë rrugën alternative afër Jarinës, të cilën serbët e kishin hapur një ditë më parë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se serbët edhe sot po tentojnë në hapjen e rrugëve alternative.
“Grupet ekstremiste kanë tentuar të hapin një vendkalim tjetër afër pikës kufitare 1, por një veprim i tillë është ndërprerë nga KFOR-i. Në bazë të informacioneve të fundit, grupet ekstremiste kanë tentuar dhe vazhdojnë të tentojnë të hapin një vendkalim tjetër, pikërisht në afërsi të vendit, të cilin KFOR-i paraprakisht e ka bllokuar”, sqaroi Hoti.
Edhe zëdhënësi i forcës paqeruajtëse në Kosovë, Ralf Adamec, konfirmoi lajmin se serbët, edhe sot, kanë vazhduar me ndërtimin e rrugëve alternative për në Serbi.
"Do të mundohemi të gjejmë një zgjidhje dhe momentalisht jemi duke marrë vendime. Jam i sigurt që do të gjejmë një zgjidhje. KFOR-i është përgjegjës për sigurinë dhe jam i bindur që do të gjejmë zgjidhje të drejtë", deklaroi Adamec.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e serbëve në veri, veprimet e banorëve të kësaj ane i konsiderojnë normale. Radenko Nedelkoviq tha se qytetarët "nuk mund të mbesin të izoluar dhe pa furnizime".
"Thjesht, kjo po ndërmerret nga vetë qytetaret. Është normale që njerëzit nuk duan të jetojnë në geto, të jenë të bllokuar dhe pa pasur mundësi të furnizohen me gjëra të ndryshme", tha Nedelkoviq.
Kurse, përfaqësuesi tjetër i serbëve, Kërstimir Pantiq, tha se komuniteti i tij është i gatshëm për kompromise me shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar, porse "nuk do të lejojë vendosjen e kufijve në mes të Serbisë dhe Kosovës".
Zëdhënësi i policisë, Hoti, po ashtu bëri të ditur se serbët lokalë kanë forcuar bllokadat në afërsi të lumit Ibër.
“Mbrëmë kemi pasur vendosje të një tende në afërsi të urës kryesore. Në bazë të informacioneve që kemi, kjo ka ndodhur pasi është pritur të mbahej një koncert në afërsi të urës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha ai.
Pas bllokimit të rrugëve në veri të Kosovës nga ana e serbëve lokalë, janë krijuar edhe probleme të mëdha për qarkullimin e banorëve që jetojnë në atë pjesë të vendit.
Përfaqësuesit e banorëve shqiptarë në Lagjen e Boshnjakëve vlerësojnë se situata në këtë lagje, por edhe në përgjithësi, është e tensionuar.
Adem Mripa tha se situatës së tillë po i kontribuojnë strukturat kriminale.
“Këtë tensionim të situatës e bëjnë strukturat kriminale, kontrabandistët që janë mësuar të përfitojnë nga situata në pjesën veriore. Ata janë shkaktarë kryesorë për tensionimin e situatës dhe nuk lejojnë qetësimin. Ata edhe udhëheqin me politiken ditore në bashkëpunim me strukturat politike të Beogradit”, u shpreh Mripa.
Lagjja e Boshnjakëve është e përzier etnikisht nga komunitete të ndryshme. Mripa tha se shqiptarët çdo natë bëjnë roje.
“Nuk mund të jemi të qetë, gjithë natën bëjmë roje prej ndonjë provokimi të strukturave paralele - të them në këtë rast prej MUP-it të Serbisë, i cili është mjaft aktiv dhe dirigjon politikën ditore me këto strukturat kriminale kontrabanduese të pjesës veriore”, tha Mripa.
Derisa përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thonë se nuk ka kthim prapa nga situata e krijuar pas 25 korrikut, serbët thonë se janë të vendosur të mos heqin dorë nga barrikadat.