Autoritetet e rendit thonë se situata e sigurisë në veri të Kosovës vazhdon të jetë e qetë, por e tensionuar.
Zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se përkundër tensioneve, gjendja ka mbetur e qetë dhe nën kontroll të plotë të forcave të sigurisë.
“Situata është e qetë. Nuk është shënuar asnjë incident i mundshëm. Përgjithësisht, raporte të cilat vijnë nga të gjitha stacionet dhe zonat e veriut të Kosovës, tregojnë që nuk janë regjistruar incidente të karaktereve të ndryshme, qoftë atyre ndëretnike apo të incidenteve të tjera të sigurisë”, deklaroi Hoti.
Të premten, autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendore kanë dërguar doganierë dhe policë kosovarë në vendkalimet kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, ky veprim është ndërmarrë nën masat e shtuara të sigurisë edhe nga ana e KFOR-it.
Raportohet se KFOR-i në disa lokacione të komunës së Zubin Potokut ka shtuar numrin e patrullimeve.
Sipas Hotit, në vendbanime ku ka banorë të komuniteteve të ndryshme, janë më të shpeshta patrullimet policore.
“Aty ku ne besojmë dhe mendojmë se mund të ketë probleme, apo një zonë ku mund te jetë potencial i ndonjë incidenti, Polica e Kosovës ka prezencën e saj, nën përkrahjen të strukturave të tjera të sigurisë”, tha ai.
Sipas Hotit, rrugët edhe më tej mbeten të bllokuara, kurse dërgimi i doganierëve dhe policëve vazhdon të bëhet me helikopterë.
“Është një orar i caktuar dhe ndërrimet të cilat bëhen për doganierët dhe policët bëhen me ndihmën e helikopterëve”, bëri të ditur Hoti.
Pas bllokimit të rrugëve në veri të Kosovës nga serbët lokalë të asaj ane, janë krijuar edhe probleme të mëdha për qarkullim e banorëve që jetojnë në atë pjese të vendit, si dhe furnizimi i tyre me artikuj ushqimorë.
Banorët shqiptarë, pas kësaj situate kanë kërkuar nga autoritetet komunale në Mitrovicë që të ndihmohen.
Zyrtarët e Komunës së Mitrovicës, kanë siguruar një kontingjent ushqimesh për ta.
Artikuj të ndryshëm ushqimorë janë ndarë për banorët e Kodrës së Minatorëve, por edhe për ata të Lagjes së Boshnjakëve.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nga banorët ka pasur kërkesa kryesisht për artikuj ushqimorë.
“Ne kemi pasur kërkesa nga disa lagje të qytetit, po gjithashtu edhe nga tri fshatra të komunës së Leposaviqit, dhe ne u kemi ofruar ndihmën, do të thotë fshatrave Koshtovë, Cerajë dhe Bistricë. Gjithashtu në Lagjen e Boshnjakëve dhe në Kodrën e Minatorëve u kemi dërguar ndihma, kryesisht në ushqim dhe material higjenik”, deklaroi Bala.
Siç ka thënë Bala, gjatë ditës së sotme do të shpërndahet edhe një kontingjent i ndihmave për banorët serbë, të cilët kanë bërë kërkesë.
“Në Lagjen e Boshnjakëve janë përfshirë edhe komunitetet tjera si boshnjaket, turqit, romët. Siç po shihet, kërkesa kanë edhe serbët që do t’i përfshijmë. Pra disa serbë kanë bërë kërkesa dhe ne do të shpërndajmë ndihma edhe për ta. Kush do që ka nevojë për ne, ne do t’u shërbejmë dhe do tu japim ndihma”, tha Bala.
Banorët shqiptarë të veriut kanë thënë se gjatë këtyre ditëve, kur serbët kanë bllokuar rrugët, situata në atë zonë me popullatë të përzier është shumë e tensionuar.
Zyrtarët e komunës kanë deklaruar se shqetësimi i banorëve është i madh, për shkak të pranisë së madhe të grupeve ekstremiste serbe që lëvizin në veri dhe nëpër lagje.
Zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se përkundër tensioneve, gjendja ka mbetur e qetë dhe nën kontroll të plotë të forcave të sigurisë.
Situata është e qetë. Nuk është shënuar asnjë incident i mundshëm.
Të premten, autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendore kanë dërguar doganierë dhe policë kosovarë në vendkalimet kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, ky veprim është ndërmarrë nën masat e shtuara të sigurisë edhe nga ana e KFOR-it.
Raportohet se KFOR-i në disa lokacione të komunës së Zubin Potokut ka shtuar numrin e patrullimeve.
Sipas Hotit, në vendbanime ku ka banorë të komuniteteve të ndryshme, janë më të shpeshta patrullimet policore.
“Aty ku ne besojmë dhe mendojmë se mund të ketë probleme, apo një zonë ku mund te jetë potencial i ndonjë incidenti, Polica e Kosovës ka prezencën e saj, nën përkrahjen të strukturave të tjera të sigurisë”, tha ai.
Sipas Hotit, rrugët edhe më tej mbeten të bllokuara, kurse dërgimi i doganierëve dhe policëve vazhdon të bëhet me helikopterë.
“Është një orar i caktuar dhe ndërrimet të cilat bëhen për doganierët dhe policët bëhen me ndihmën e helikopterëve”, bëri të ditur Hoti.
Pas bllokimit të rrugëve në veri të Kosovës nga serbët lokalë të asaj ane, janë krijuar edhe probleme të mëdha për qarkullim e banorëve që jetojnë në atë pjese të vendit, si dhe furnizimi i tyre me artikuj ushqimorë.
Banorët shqiptarë, pas kësaj situate kanë kërkuar nga autoritetet komunale në Mitrovicë që të ndihmohen.
Zyrtarët e Komunës së Mitrovicës, kanë siguruar një kontingjent ushqimesh për ta.
Artikuj të ndryshëm ushqimorë janë ndarë për banorët e Kodrës së Minatorëve, por edhe për ata të Lagjes së Boshnjakëve.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nga banorët ka pasur kërkesa kryesisht për artikuj ushqimorë.
“Ne kemi pasur kërkesa nga disa lagje të qytetit, po gjithashtu edhe nga tri fshatra të komunës së Leposaviqit, dhe ne u kemi ofruar ndihmën, do të thotë fshatrave Koshtovë, Cerajë dhe Bistricë. Gjithashtu në Lagjen e Boshnjakëve dhe në Kodrën e Minatorëve u kemi dërguar ndihma, kryesisht në ushqim dhe material higjenik”, deklaroi Bala.
Siç ka thënë Bala, gjatë ditës së sotme do të shpërndahet edhe një kontingjent i ndihmave për banorët serbë, të cilët kanë bërë kërkesë.
Kush do që ka nevojë për ne, ne do t’u shërbejmë dhe do tu japim ndihma.