Kosova larg liberalizimit

Pasaporta e Kosovës


Kosovës do t’i duhet edhe një kohë për t’i përmbushur kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave me vendet anëtare të këtij mekanizmi, thonë ekspertët për integrime evropiane.

Ata konsiderojnë se Kosova, ka mbetur prapa në përmbushjen e kritereve, siç janë siguria e dokumenteve të udhëtimit, çështjet e migracionit, ku përfshihet procesi i riatdhesimit dhe sundimi i ligjit.

Bardhyl Hasanpapaj, ligjërues për integrime evropiane në Universitetin e Prishtinës thotë se institucionet e Kosovës deri tash nuk kanë treguar argumentet të fuqishme për t’i venë në lëvizje mekanizmat e BE-së në drejtim të liberalizimit të vizave.

Ne nuk kemi parë asnjë hap konkret si nga Bashkimi Evropian ashtu edhe nga Kosova, ndonjë marrëveshje, ndonjë takim, ku kemi pasur ndonjë qëndrim zyrtar si të institucioneve të Kosovës, ashtu edhe të BE-së për një kohë të saktë dhe një platformë të saktë se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave. Pra kjo tregon që faji qëndron në anën tonë, meqë Bashkimi Evropian shumë qartë e ka thënë disa herë se Kosova duhet t’i plotësojë edhe disa kritere”, deklaron Hasanpapaj.

Por, analisti Shenoll Muharremi, mendon ndryshe.

Ai thotë Kosova ka ndërmarrë disa veprime të një anshme për përmbushjen e kritereve.

Sipas Muharremit, në Bashkimin Evropian, janë duke ndodhur disa vonesa të pa arsyeshme në ketë drejtim.

Unë mendoj që Bashkimi Evropian është vonuar paarsyeshëm për shkak se në dialog do të përfitonin të gjitha palët. Andaj edhe nga ana e Brukselit ka pasur zvarritje të panevojshme për arsye se nuk po bëhet fjala për përfundim të procesit por për fillim të procesit. Nga fillimi i dialogimit për liberalizim të vizave do të përfitonin të gjitha palët për shkak që autoritetet kosovare që të përfitojnë nga këshillat e Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare”, shprehet Muharremi.

Ndër çështjet kryesore që Kosova duhet t’i përmbushë për liberalizim vizash janë: menaxhimi i integruar i kufijve, pasaportat biometrike, riatdhesimi, zbatimi i strategjisë për migracion etj.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën duhet të shndërrohet në prioritet kryesor për institucionet e vendi, thotë eksperti Hasanpapaj.

Unë do të kisha thënë që fajin kryesisht e ka Qeveria e Kosovës që ka disa mangësi në përmbushjen e këtyre kritereve teknike, që nuk është vetëm lëshimi i një pasaporte biometrike por, sidomos regjistri i këtyre të dhënave si dhe kontrolli i integruar i kufijve.
Unë do të kisha thënë që fajin kryesisht e ka Qeveria e Kosovës që ka disa mangësi në përmbushjen e këtyre kritereve teknike, që nuk është vetëm lëshimi i një pasaporte biometrike por, sidomos regjistri i këtyre të dhënave si dhe kontrolli i integruar i kufijve. Në kuadër të kësaj hynë edhe lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Pra pa u arritur këto nuk besoj që Bashkimi Evropian do të ofrojë një liberalizim të vizave edhe për një kohë”, thekson Hasanpapaj.

Qeveria e Kosovës me herët ka adaptuar një udhërrëfyes, duke u bazuar në udhërrëfyes që Komisioni Evropian u ka dhënë vendeve të rajonit, për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se Kosova ka arritur të realizojë të gjitha kushtet dhe kërkesat të cilat dalin nga Komisioni Evropian.

Eksperti Muharremi i vlerëson pozitive veprimet e njëanshme të qeverisë në drejtim të përmbushjes se kushteve për liberalizim të vizave.