Të drejtat e fëmijëve në shkollat e Kosovës, sipas hulumtimeve të bëra nga Qendra për Arsim e Kosovës, respektohen në nivel të duhur. Por, zyrtarë në Ministrinë e Arsimit thonë se ajo çka i shqetëson më së shumti është prania e dhunës nëpër shkollat e Kosovës.
Të drejtat e fëmijëve në shkolla për lirinë e shprehjes, asociimit, si dhe e drejta për vijimin e shkollimit, sipas zyrtarëve institucionalë, respektohen.
Por, nxënësit mendojnë se jo në të gjitha shkollat e Kosovës respektohen këto të drejta të fëmijëve. Altina Hoxha, nxënëse e klasës së nëntë, thotë se respektimi i të drejtave te nxënësit ka ngecur në barazinë gjinore, si dhe te nxënësit komunitete.
“Jo gjitha shkollat e Kosovës mbrojnë të drejtat e fëmijëve nëpër shkollat e tyre, andaj jo të gjitha drejtat e fëmijëve respektohen, por shkolla jonë mund të them se ka qenë ndër parlamentet e para të fëmijëve dhe ka pasur një respektim të lartë të të drejtave të fëmijëve në shkolla. Sa kemi mundur të vërejmë, vështirësi janë hasur në të drejtat e barazisë gjinore, te fëmijët komunitetet etj”, thotë nxënësja Altina Hoxha.
Por, Tahibe Bregoraxha, arsimtare e lëndës Të drejtat e fëmijëve, thotë se në shkollën ku ajo punon, të drejtat e fëmijëve në çdo aspekt respektohen në maksimum.
“Në shkollën tonë besoj se respektohen shumë të drejtat e fëmijëve nga ana e arsimtarëve, si edhe nga vetë nxënësit për nxënësit. Disa nxënës, të cilët janë më të turpshëm, ata tërhiqen, por ne mundohemi që t’i inkuadrojmë dhe të bëjmë që të shprehen lirshëm dhe të socializohen. Ne, si arsimtarë, jemi munduar të bëjmë një përmirësim te të gjithë nxënësit që t’i mbrojnë të drejtat e tyre”, thekson arsimtarja Tahibe Bregoraxha.
Ndërkaq, zyrtarë në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë thonë se pavarësisht trajnimeve të shumta të mësimdhënësve për respektimin e të drejtave të nxënësve, nuk ka rezultate të kënaqshme.
Fatime Jasiqi, zyrtare për barazi gjinore në Ministrinë e Arsimit, thotë se brenga më e madhe e institucionit ku ajo punon, është prania e dhunës në shkolla.
“Në bazë të pyetësorëve që kemi bërë, respektimi i të drejtave të fëmijëve është evident, por çka na shqetëson është dhuna në shkolla. Unë mendoj se respektohen të drejtat e fëmijëve, por rezultatet nuk janë të dukshme, sepse dhuna në shkolla është gjithnjë në rritje”, vlerëson Fatime Jasiqi.
Por, Dukagjin Pupovci, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës, thotë se të drejtat e fëmijëve në shkolla respektohen dhe se në bazë të hulumtimeve të bëra nga institucioni që ai udhëheq, dhuna në shkolla ka shënuar rënie, krahasuar me vitet paraprake.
“Për këto botëkuptime tona duket që ka avancim të mjaftueshëm , sepse është punuar në shkolla. Për shembull, rastet e dhunës në shkolla kanë shënuar rënie krahasuar me vitet paraprake kur ne kemi bërë hulumtime”, bën të ditur Dukagjin Pupovci.
Ndërkaq, Fatime Jasiqi konsideron se nxënësit duhet të jenë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe të ngrenë zërin, por në të njëjtën kohë edhe t’i dinë përgjegjësitë dhe obligimet që kanë ndaj institucionit shkollor.
“Mendoj se fëmijët duhet të dinë se kanë të drejta, përgjegjësi dhe obligime. Duhet të kemi kujdes se fëmijët janë ende të papjekur, janë nxënës, dhe përpos që duhet të respektohen të drejtat, fëmijët duhet t’i dinë edhe obligimet dhe përgjegjësitë që kanë ata ndaj shkollës”.
“Më brengos edhe një fakt se të gjitha shkollat e Kosovës kanë mësimdhënës të trajnuar për të drejtat e tyre, por rezultatet nuk janë shumë frytdhënëse, duke e marrë parasysh problemet, e sidomos dhunën”, shprehet Jasiqi.
E zoti Pupovci thotë se Gjatë hulumtimit të bërë në shkolla, Pupovci nënvizon faktin se perceptimi i të drejtës së fëmijës në shkollë, është mjaft i mirë. Por, ai shton se nxënësit janë të kënaqur për atë çfarë ju ofrohet dhe nuk e dinë çfarë është standardi evropian i të drejtave të fëmijëve.
Lexoni edhe këto:
Arsimi kosovar: 500 raste dhune
Klasat e mbipopulluara
Pirja e duhanit nëpër shkolla

Jo gjitha shkollat e Kosovës mbrojnë të drejtat e fëmijëve nëpër shkollat e tyre, andaj jo të gjitha drejtat e fëmijëve respektohen...

...rastet e dhunës në shkolla kanë shënuar rënie krahasuar me vitet paraprake kur ne kemi bërë hulumtime.