BE fton për dialog politik

Fotografi ilustruese

Ambasadori i Hungarisë në Tiranë, Sandor Molnari, bëri thirrje për njohje të vendimit që do të japë Kolegji Zgjedhor për sa i përket garës për Bashkinë e Tiranës.

Ai tha se vendimet e gjykatave në një vend ku funksionon ligji, duhen respektuar, pavarësisht nëse jemi apo jo dakord me to.

Në një vend ku funksionon ligji, ju mund të mos jeni dakord me vendimin e gjykatave, por duhet ta respektoni atë
Pavarësisht vendimit të Kolegjit Zgjedhor, pres që palët të pranojnë rezultatin. Në një vend ku funksionon ligji, ju mund të mos jeni dakord me vendimin e gjykatave, por duhet ta respektoni atë”, tha Molnari.

Deklaratën ambasadori i Hungarisë e bëri gjatë një konference për shtyp, në kuadër të përfundimit të 6 muajve të presidencës hungareze në Bashkimin Evropian.

Kreu i misionit të BE-së në Shqipëri, Etore Sekui, bëri thirrje për rivendosje të dialogut politik, si përgjigje ndaj interesit të gazetarëve.

Ai citoi edhe deklaratën e qartë të ministrave të jashtëm të BE-së, miratuar vetëm pak ditë më parë, lidhur me ngërçin e tejzgjatur politik në Shqipëri.

BE i bën thirrje qeverisë dhe opozitës të vendosin në mënyrë urgjente dialogun politik dhe të tejkalojnë ngërçin e gjatë politik. Dialogu është i nevojshëm për funksionimin normal të shoqërisë dhe institucioneve demokratike, funksionimin efikas të parlamentit dhe avancimin në agjendën e integrimit. Gjithashtu BE bën thirrje për fuqizim të agjendës së reformave” citoi ai.

Dialogu është i nevojshëm për funksionimin normal të shoqërisë dhe institucioneve demokratike, funksionimin efikas të parlamentit dhe avancimin në agjendën e integrimit
Citimin e kësaj deklarate, ambasadori Sekui e bëri me qëllim që t’iu bëje palëve një sugjerim prej diplomati.

Pritshmëria ime, shpresa ime është që agjenda e integrimit të konsiderohet si çështje kombëtare”, theksoi ai.

Ne Shqipëri ngërçi politik vazhdon prej zgjedhjeve të vitit 2009.

Opozita sërish ka marrë vendim politik për bojkotim të parlamentit që lidhet për garën për Bashkinë e Tiranës, dhe pretendimet e saj për manipulim të rezultatit.

Të enjten, PS është ankuar në Kolegjin Zgjedhor me shpresën për ripërsëritje të zgjedhjeve në Tiranë, apo njohje nga kolegji për fitore të Edi Ramës, me 10 vota përpara.

Kolegji do të shqyrtojë ankimin e selisë rozë me datën 6 korrik, për të vendosur nëse do të lë ose jo në fuqi vendimin e fundit të KQZ-së, që shpall fitues për Bashkinë e Tiranës Lulzim Bashën me 93 vota në avantazh.