Ndërlidhjet

KQZ shpall Bashën fitues në Tiranë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbrëmë e ka miratuar projekt aktin, sipas të cilit fitues zyrtar i garës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, është kandidati demokrat, Lulzim Basha.

Sipas KQZ-së, nga miratimi i tabelës përmbledhëse, Edi Rama (Partia Socialiste) ka marrë 124 947 vota, ndërsa Lulzim Basha 125 042 vota. Pra, dallimi në favor të Bashës është 95 vota.

Lulzim Basha
Këtë mbledhje e shoqëruan debate të shumta, ndërsa projekt akti u miratua 4:2 në vota.

Përfaqësuesit e opozitës përsëritën pretendimet e tyre për parregullsi të shumta në proces duke theksuar në veçanti mospërputhjen e shifrave mes votuesve dhe fletëve të votimit, që rezultojnë më të shumta në numër.

Sipas demokratëve, Kolegji Zgjedhor e ka mbyllur këtë çështje, por socialistët pretendojnë të kundërtën dhe kanë njoftuar se do të kërkojnë pavlefshmërinë e procesit.

Pas këtij zhvillimi, në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, u paraqit Lulzim Basha.

Me një deklaratë, me ç’rast ai foli si kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës, ai theksoi se pret mbylljen e të gjithë procesit për t’iu vënë punës për realizimin e premtimeve të bëra. (f.b.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG