Zyrtarë të Entit të Statistikave të Kosovës bënë të ditur se numri i përgjithshëm i banorëve që jetojnë brenda vendit është 1.733.872, duke përjashtuar komunën e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanin dhe pjesën veriore të Mitrovicës.
Drejtori ekzekutiv i Entit Statistikor të Kosovës, Isa Krasniqi, me rastin e publikimit të rezultateve, deklaroi:
“Rezultati i regjistrimit përfshin të dhëna të 34 komunave. Për shkak të arsyeve objektive, regjistrimi nuk ka mundur të bëhet në komunat veriore. Kjo është pohuar edhe nga Komiteti drejtues i Fondit të Mirëbesimit të regjistrimit të popullsisë. Enti i Statistikave të Kosovës do të publikojë më vonë vlerësimet edhe për këto komuna. Totali është 1.733.872 banorë”.
Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, përfundoi në muajin prill të këtij viti dhe për disa komuna ai ka zgjatur me shumë se 15 ditë.
Regjistrimi i popullsisë kishte hasur në rezistencë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Megjithatë, kryetari i Komisionit të Regjistrimit, Rifat Blaku, tha se në komunat veriore ku nuk është realizuar procesi, do të bëhet një vlerësim.
“Ka mbetur një mundësi tjetër e ESK-së që ta bëjë vlerësimin e popullsisë në ato komuna, të cilat pastaj natyrisht do të jenë të pranueshme, nëse nuk ka ndonjë hap tjetër në drejtim të mbajtjes së regjistrimit”, tha Blaku.
Nga ana tjetër, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, tha se tash për tash nuk ka plane për ta bërë regjistrimin në veri të vendit.
“Komiteti drejtues në takimin e fundit ka dhënë një deklaratë se, tash për tash, nuk mund të bëhet regjistrimi. Nuk është garantuar bashkëpunimi i nevojshëm me popullatën që të bëhet regjistrimi. Pra, sa i takon çështjes teknike dhe asaj politike, nuk do të ndodhë regjistrimi”, u shpreh ministri Jagxhilar.
Drejtuesi i Komisionit për Regjistrimin e Popullsisë në Kosovës, Blaku, tha se ky proces është realizuar në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe se, sipas tij, ky proces do të njihet edhe ndërkombëtarisht.
Edhe shefi i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson, tha se mosregjistrimi i popullatës në veri të vendit, nuk do të paraqesë ndonjë problem në njohjen ndërkombëtare të procesit të regjistrimit në Kosovë.
“Ajo çka mund të themi, ashtu siç e kemi thënë nga Zyra e Statistikave, është se çështja e mospërfshirjes së regjistrimit në veri nuk do të ketë ndonjë ndikim në njohjen e regjistrimit të Kosovës. Pra, edhe një herë mund të themi se mospërfshirja e veriut nuk do të ketë efekte negative në validitetin e rezultatit të përgjithshme”, theksoi Bjornson.
Numri i banorëve që jetojnë në Prishtinë është thënë të jetë 198.214 banorë.
Këto të dhëna, të cilat janë rezultate paraprake, u publikuan të mërkurën në një konferencë me gazetarë, ku morën pjesë zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.
Zyrtarët e Entit të Statistikave thanë se rezultatet përfundimtare do të publikohen vitin e ardhshëm, në periudhën maj - qershor. Kur edhe do të dihet numri i popullsisë në bazë të përkatësisë etnike.
Ndryshe, në regjistrimin e fundit në Kosovë, në të cilin kishin marrë pjesë të gjitha etnitë, qe mbajtur më 1981. Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë të vitit 1981, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh.
Sipas vlerësimit të vitit 1991, në regjistrimin e bojkotuar atëbotë nga shqiptarët, Kosova kishte 1.956.196 banorë.
Regjistrimi i vitit 1981, gjithsej numëronte 1.584.440 banorë.
Shqiptarë 1.226.736
Serbë 209.798
Romë 34.126
Turq 12.513
Të tjerë 101.267
Këto të dhëna u morën nga publikimi i Entit të Statistikave të Kosovës, “Ndryshimet demografike 1946-2006”.

Rezultati i regjistrimit përfshin të dhëna të 34 komunave. Për shkak të arsyeve objektive, regjistrimi nuk ka mundur të bëhet në komunat veriore.

...mospërfshirja e veriut nuk do të ketë efekte negative në validitetin e rezultatit të përgjithshme.