Cvetkoviq: Kosova s'mund të jetë kusht për integrim

Mirko Cvetkoviq

Pranimi i Kosovës nuk është dhe nuk mund të jetë kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka thënë për mediat serbe kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq.

“Përderisa edhe vetëm një shtet anëtar i Bashkimit Evropian nuk e pranon pavarësinë, e tash janë pesë, njohja nuk mund të jetë kusht për integrim”, ka thënë Cvetkoviq.

Një ditë më parë, komisionari për Zgjerim i BE-së, Shtefan File, ka bërë me dije, se para anëtarësimit, Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.(a.i.)

Lexoni edhe këto:
File: Serbia të normalizojë raportet me Kosovën
Shvarcenberg: Serbia t’i zgjidhë problemet me fqinjët