Ndërlidhjet

File: Serbia të normalizojë raportet me Kosovën


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Shtefan File, ka thënë se Serbia duhet të bëjë përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ose të përballet me rrezikun e bllokimit të hyrjes në BE nga ana e shteteve anëtare.

Kam dëgjuar një numër komentesh se askush nuk është i gatshëm që të pranojë një anëtar të ri, po që si ka çështje të hapura në rajonin, prej nga vjen, me fqinjët e tij”, ka thënë File pas një takimi me ministrin e jashtëm, Vuk Jeremiq.

Unë jam një nga ata që thonë se duhet bërë përpjekje serioze në këtë proces të zgjerimit për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje”, citohet nga DPA të ketë thënë File.

Në anën tjetër, Jeremiq ka thënë se pret që nga dialogu të dalin së shpejti rezultatet e para. (a.i.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG