Pas fillimit të ndërtimit të autostradës Kosovë - Shqipëri, autoritetet përgjegjëse të këtyre dy shteteve patën paraqitur nevojën edhe për një linjë hekurudhore që lidh këto dy vende. Por, ky projekt ende ka mbetur vetëm ide. Autoritetet në Prishtinë thonë se në këtë drejtim nuk ka asgjë konkrete, edhe pse sipas tyre, Kosova nuk e ka të vështirë realizmin e këtij projekti, pasi Shqipëria ta përfundojë pjesën e vet të hekurudhave.
Ndërtimi i një linje hekurudhore që do të lidhte Kosovën dhe Shqipërinë, vitin e kaluar ishte cilësuar si projekt i rëndësishëm dhe madhor nga autoritetet përgjegjëse të këtyre dy shteteve.
Por, kjo vazhdon të mbetet vetëm ide dhe dëshirë për të dyja palët.
Xhevat Ramosaj, drejtor i Hekurudhave të Kosovës, duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti, thotë se ende nuk ekziston ndonjë studim fizibiliteti, studim ky që pason përgatitjet për projektin.
“Për fat të keq ende nuk ka ndonjë projekt. Nga vitet ‘90 ekziston një studim, të cilin e kanë bërë ekspertë të Shqipërisë sa i përket kësaj linje hekurudhore. Ndërsa, nuk ekziston një studim i fizibilitetit, i cili e përcakton arsyeshmërinë për ndërtimin e kësaj linje hekurudhore”.
“Megjithatë, ne jemi në kontakt edhe me hekurudhat e Shqipërisë që të shohim mundësinë e një studimi të tillë që tregon arsyeshmërinë e projektit”, thotë Ramosaj.
Por, ish-ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, shprehet se autoritetet kosovare janë të gatshme për ta realizuar këtë projekt, pasi autoritetet shqiptare do të përfundojnë pjesën e tyre të hekurudhave. Sipas Limajt, Kosova ka për të ndërtuar vetëm rreth 17 kilometra hekurudhë nga Prizreni në drejtim të kufirit shqiptar.
“Pala kosovare e ka shumë më lehtë për shkak të distancës dhe terrenit, por kjo nuk mund të fillohet në qoftë se nuk fillon nga pjesa shqiptare, e cila e ka pjesën më të vështirë”, thekson Limaj.
Edhe ekspertë të komunikacionit konsiderojnë se Kosova ka mundësi dhe kapacitete për realizimin e këtij projekti.
Florim Graiçevci, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë, konsideron se Kosova ka mundësi teknike të fillojë ndërtimin e linjës hekurudhore Kosovë - Shqipëri.
Graiçevci tregon se Kosova i ka linjat hekurudhore deri në Prizren, që me një riparim mund të futen në funksion, ndërsa ndërtimi i pjesës tjetër deri në kufi, sipas tij, nuk paraqet ndonjë vështirësi për institucionet kosovare.
“Kosova hekurudhat nuk i ka në gjendje të mirë teknike, mirëpo linjat ekzistuese që janë, mund të zhvillojnë një shpejtësi mesatare 60 deri në 80 kilometra në orë edhe për transportin e mallrave. Kështu që mund ta plotësojë anën teknike, edhe pse më vështirësi, por mund ta plotësojë”.
“Kosova nuk e ka problem lidhjen deri në kufirin e Shqipërisë, sepse është rrjeti ekzistues deri në Prizren, ndërsa nga Prizreni deri te kufiri, aty është një segment i vogël që Kosovës nuk i kushton shumë shtrenjtë”, shprehet Graiçevci.
Sidoqoftë, Xhevat Ramosaj pohon se hekurudha Kosovë - Shqipëri është bosht kurrizor për zhvillimin ekonomik të vendit, pasi me këtë linjë, thotë ai, do të lidhej korridori i tetë pan-evropian me korridorin e dhjetë.
“Njëkohësisht, është me rëndësi, sepse Evropa ka përcaktuar korridoret pan-evropiane. Është korridori i dhjetë që e anashkalon Kosovën, do të thotë e lidh Evropën përmes Serbisë, me Maqedoninë dhe Greqinë dhe është korridori i tetë pan-evropian, i cili e lidh Shqipërinë me Maqedoninë dhe Bullgarinë. Ndërsa, kjo linjë, e cila do të ndërtohej, do të lidhte korridorin e tetë me korridorin e dhjetë pan-evropian”, shpjegon Ramosaj.
Ndërtimi i hekurudhës Prishtinë – Prizren – Tiranë - Durrës, i mundëson dalje më të lehtë Kosovës në portet shqiptare, sidomos në Portin e Shëngjinit, port ky që shërben kryesisht për Kosovën.