Serbia duhet të jetë e kujdesshme në hapjen e temave. Nëse shkohet me këtë trend, Kosova do të hapë tema që Serbia nuk do t’i mbyllë asnjëherë dhe për të cilat edhe gjeneratat e ardhshme në Serbi do të ndihen me turp, thanë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për mundësinë që ndarja e Kosovës të shtrohet në diskutim gjatë dialogut Prishtinë-Beograd. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje vlerësoi se një ideje të tillë i kontribuon raporti i fundit i Zyrës së Koordinatorit për integrimin e veriut.
Derisa në skenën politike serbe po shtohen zërat në favor të ndarjes së Kosovës, Prishtina zyrtare i vë vetes prioritet rivendosjen e sundimit të ligjit në zonat në veri të vendit.
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha se një ndër sfidat e ekzekutivit vendor dhe mekanizmave ndërkombëtarë do të jetë rifunksionalizimi i tërësishëm i gjykatave në veri.
Në një konferencë për media, në të cilën paraqiti të arriturat e 100-ditëshit të dikasterit që udhëheq, ministri Kuçi-njëherazi zëvendëskryeministër i Kosovës, hodhi poshtë mundësinë për zbatimin e çfarëdolloj ideje që flet për ndarje të Kosovës apo shkëmbim territoresh.
“Kosova nuk kontribuon në procese që krijojnë kriza të reja, të cilat do të jenë me lëvizje tektonike - jo vetëm për Kosovën, e që nuk do të fillonin apo përfundonin në Kosovë. Kosova është për integrim në Unionin Evropian, që është zgjidhja më e mirë, jo vetëm për lirinë, për liberalizimin, për ekonominë dhe sigurinë, por edhe për zgjidhjen e problemeve etnike që kanë mbetur jashtë territoreve të shteteve amë”, tha Kuçi.
Por, përpjekjet e deritashme të institucioneve kosovare për integrimin e veriut i cilësoi të dështuara partia opozitare Lëvizja Vetëvendosje.
Duke folur për strategjinë për integrimin e veriut - dokument i krijuar në fillim të vitit 2010 nga ekzekutivi kosovar dhe Zyra Civile Ndërkombëtare dhe për Raportin e fundit të Zyrës së Koordinatorit për veriun, anëtari i kësaj partie, Xhelal Sfeçla, u shpreh:
“Raporti për institucionet paralele në veri të Kosovës, i publikuar nga kjo zyrë, i shërben përforcimit të perceptimit se integrimi i veriut është i pamundur, gjë që negociatave të tanishme në Bruksel ua përforcon legjitimitetin dhe temën e ndarjes së Kosovës ia bën të pashmangshme”.
Por, zëvendëskryeministri Kuçi tha se, në rast të vazhdimit të qasjes serbe ndaj Kosovës, autoritetet kosovare do të vendosin tema të tjera në tryezën e diskutimeve, të cilat, siç tha ai, do t’i turpërojnë edhe gjeneratat e ardhshme në Serbi.
“Serbia duhet të jetë e kujdesshme në hapjen e temave. Nëse shkohet me këtë trend, Kosova do të hapë temat që Serbia nuk do t’i mbyllë asnjëherë dhe do t’i hapë temat që Serbia, jo vetëm gjenerata ekzistuese, por edhe gjeneratat që do të lindin edhe pas një qind viteve në Serbi do të ndihen me turp. Të gjithë ne e kemi përjetuar gjenocidin që ka bërë Serbia dhe një shtet që ka bërë gjenocid mbi një shtet tjetër, sot të kërkojë prapë diçka tjetër - është më shumë se gjenocid”, deklaroi Kuçi.
Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe ata të Qeverisë së Serbisë kanë paralajmëruar nënshkrimin e një “pako marrëveshjesh” nga dialogu gjatë muajit qershor.
Të dyja palët insistojnë që përmes këtyre marrëveshjeve, nuk do t’i shkelin kushtetutat e vendeve të tyre.
Sipas Kushtetutës së Serbisë, Kosova llogaritet të jetë pjesë e shtetit serb, pavarësisht shpalljes së pavarësisë më 2008-n, ndërsa Kushtetuta e Kosovës e cilëson edhe veriun e vendit si pjesë të territorit të shtetit të pavarur.

Të gjithë ne e kemi përjetuar gjenocidin që ka bërë Serbia dhe një shtet që ka bërë gjenocid mbi një shtet tjetër, sot të kërkojë prapë diçka tjetër - është më shumë se gjenocid.