Papunësia dhe varfëria vazhdojnë të identifikohen nga kosovarët si dy problemet kryesore, me të cilat ballafaqohen. Autoritetet kosovare thonë se janë duke bërë përpjekje për uljen e papunësisë dhe zbutjen e varfërisë. Në anën tjetër, përfaqësues të punëtorëve thonë se për zbutjen e kësaj papunësie, e cila është duke e përcjellë Kosovën që nga paslufta, duhet të përgatiten politika afatgjate ekonomike.
Afrim Podvorica, rreth 40 vjeç, çdo ditë udhëton nga Podujeva në Prishtinë për të gjetur punë si punëtor krahu. Ai ka tetë anëtarë të familjes dhe vetëm 40 euro të ardhura mujore nga pensioni i së ëmës. Tash e sa muaj, ai çdo ditë bën të njëjtin itinerar, por me gjithë angazhimin e tij, ai mezi arrin të sigurojë minimumin e ekzistencës.
“Kur s’ka punë, është mjaft vështirë. Nuk di çka të them, një ditë punoj, një ditë jo. Gjithë kjo çka fitoj këtu, shkon për rrugë. Këtu i marr sot dhe me ato para duhet të udhëtoj nesër dhe të gjitha shkojnë. Sikur të kishte punë çdo ditë, nuk do të ishte kështu vështirë”, tregon Podvorica.
Raporti i fundit i programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP, i publikuar ditë më parë, tregon se papunësia dhe varfëria janë problemet më të mëdha të kosovarëve.
Në raport thuhet se respondentët e pyetur shqiptarë dhe ata të komuniteteve tjera, papunësinë dhe varfërinë i cilësojnë si faktorë kryesorë që rrezikojnë stabilitetin e Kosovës.
Duke pasur parasysh këtë, në këtë raport të UNDP-së thuhet se punësimi duket të jetë një mënyrë shumë e rëndësishme për t’iu mundësuar kosovarëve të ecin përpara.
Hafiz Leka nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Social, thotë se janë duke bërë përpjekje të mëdha për uljen e papunësisë dhe zbutjen e varfërisë.
“Ministria e Punës është duke bërë aq shumë sa i përket nxitjes së shkallës punësimit dhe zhvillimit të masave aktive të punësimit dhe zgjerimit të politikave aktive me një kapacitetet shumë të limituar financiar, që vërtet është befasuese. Vetëm vitin e kaluar Ministria e Punës ka arritur të ndërmjetësojë në punësimin e rreth 7 mijë personave”, thekson Leka për Radion Evropa e Lirë.
Kosova, sipas hulumtimeve të bëra së fundi, ka rezultatin më të dobët të punësimit në Evropë. Norma e papunësisë ka arritur në 48 për qind dhe norma e të punësuarve është jashtëzakonisht e ulët, rreth 26 për qind.
Për pasojë, varfëria mbetet e përhapur në 45 për qind të popullsisë, ndërsa 17 për qind janë në varfëri ekstreme.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, në një intervistë për Radion Evropë e Lirë kohë më parë ka thënë se kanë statistika, të cilat tregojnë se shkalla e papunësisë është më e lartë se 45 për qind.
“Besoj se në këtë drejtim bashkërisht jemi gjithmonë duke punuar, që ky numër i madh nga statistika e të papunëve, të shkohet drejt zvogëlimit. Por, megjithatë duhet të bëjmë punë më të madhe në këtë drejtim, në mënyrë që të arrijmë ta zvogëlojmë shkallën e papunësisë”, thotë Arifi.
Ndryshe, në vitet e fundit në Kosovë nuk ka pasur ulje të shkallës së papunësisë. Ndërkaq, supozohet se tregu i punës në Kosovë i absorbon nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit, ndërsa pjesa tjetër mbesin të papunë dhe potencialisht mund të shndërrohen në persona të varfër.