Oda Ekonomike e Kosovës dhe përfaqësues të kombinatit Trepça, kanë reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për vendosjen e një administratori për këtë kombinat. Sipas tyre, vendimi i gjykatës është në kundërshtim me interesat e punëtorëve dhe njëherësh dëmton rëndë ekonominë e Kosovës.
Vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës për vendosjen e një administratori në kombinatin “Trepça”, e që njëherësh i hap rrugë privatizimit të kësaj ndërmarrjeje, është i papranueshëm për komunitetin e biznesit dhe punëtorët e këtij kompleksi.
Safet Gërxhaliu, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se komuniteti i biznesit është i shqetësuar se si Gjykata merr vendime duke u bazuar në rregullore të UNMIK-ut edhe tre vjet pas shpalljes së pavarësisë.
Gërxhaliu shprehet se në çdo formë, zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve të UNMIK-ut, për ndërmarrjen “Trepça” do të paraqesë goditje të rëndë jo vetëm për të, por edhe për ekonominë e qytetit të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës.
Prandaj, ai i rekomandon ekzekutivit që me prioritet dhe urgjencë ta fusin në agjendë miratimin e ligjeve themelore për “Trepçën”, në mënyrë që t’i zëvendësojë rregulloret e UNMIK-ut.
“Po qe se do të zbatohet vendimi i fundit që një administrator të jetë ai që të likuidojë ‘Trepçën’, atëherë nuk do të habitem se Kosova me apo pa qëllim, do të shkojë në trazira sociale, vetëm për të zbatuar strategji famëkeqe të dikujt. Ju e dini, se për qëndrueshmëri, gatishmëri dhe sakrificë, ‘Trepça’ ka qenë në të kaluarën dhe nuk dëshirojmë që të përsëritet një dukuri e tillë prapë”, thotë Gërxhaliu.
Edhe punëtorët e gjigantit metalurgjik “Trepça”, shprehen të habitur me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, thotë Bislim Muça, zëdhënës në këtë kombinat. Ai thotë se punëtorët nuk do ta pranojnë asnjë administrator.
“Qëllimi i vetëm i vendosjes se këtij administratori, është falimentimi i ‘Trepçës’ dhe pagesat e të ashtuquajturave kreditorë ndaj kësaj ndërmarrjeje. Do të thotë, të paguhen kreditë për kreditorët që pretendojnë, e të cilët janë të vendosur në kohën kur kanë qenë të vendosura masat e dhunshme në ‘Trepçë’ dhe ku janë bërë transaksione të dyshimta, pazarllëqe të regjimit të kaluar, dhe kur në ‘Trepçë’ nuk ka pasur asnjë punëtor shqiptar”, pohon Muça.
Safet Gërxhaliu një dozë të fajit për gjendjen e krijuar në kombinatin metalurgjik “Trepça” e bart tek ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit.
“Në periudhën e funksionimit të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, janë krijuar kurthe të tilla. Kemi informata, të cilat nuk mund t’i dokumentojnë për hir të mosqasjes apo pas djegies së dokumentacioneve, që njerëzit që kanë punuar në adresë të UNMIK-ut, kanë qenë përfaqësues të kompanive, qoftë greke, qoftë bullgare që në emër të UNMIK-ut e kanë draftuar një udhëzim të tillë administrativ dhe sot Kosova apo ‘Trepça’ bie para aktit të kryer që t’i pranojë të gjitha obligimet që i paraqesin”, shpjegon Gërxhaliu.
Sidoqoftë, kundër privatizimit të gjigantëve publikë, në veçanti të kompleksit industrial “Trepça”, janë edhe përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës, të cilët në vazhdimësi kërkojnë nga institucionet që të mos e fusin në privatizim këtë ndërmarrje
Kombinati “Trepça”, sektorët e të cilit gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit të Mitrovicës, para viteve ’90, ka pasur 25 mijë punëtorë, ndërkaq tash numëron rreth 1200 punëtorë aktivë.
Ndërsa, më shumë se 4000 punëtorë tashmë marrin pensione të parakohshme nga buxheti i Kosovës.

Qëllimi i vetëm i vendosjes se këtij administratori, është falimentimi i ‘Trepçës’
dhe pagesat e të ashtuquajturave kreditorë ndaj kësaj
ndërmarrjeje.