Komunitetet pakicë edhe pas pavarësisë vazhdojnë t’i kenë vendet e rezervuara në Kuvend. Dy mandate pas miratimit të Kushtetutës, do të jetë kështu, ndërkaq në mandatin e tretë ata do të kenë vetëm vende të garantuara. Por, sa i kanë ndihmuar minoritetit serb këto të drejta për t’u integruar?
Shqiptarët mendojnë se është diskriminim pozitiv, e serbët - si mundësi për integrim. Komunitetet pakicë në Kosovë vazhdojnë t’i kenë të rezervuara vendet në Kuvend, duke mundësuar kështu që deputet të zgjidhet edhe ndonjë kandidat që ka marrë fare pak vota, në kohën kur ndonjë kandidat shqiptar mund të mbetet jashtë Kuvendit edhe me mijëra vota të fituara.
Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, shpjegon se pakicat do t’i gëzojnë këto të drejta edhe në zgjedhjet e ardhshme. Pastaj, kufiri i vendeve të garantuara nuk do të kalojë mbi 20.
“Pas dy mandateve, numri maksimal i ulëseve që do të kenë minoritetet, do të jetë 20 dhe vendet e garantuara e korrektojnë, kur ata nuk e arrijnë këtë 20, atëherë aktivizohet mekanizmi i vendeve të garantuara, në mënyrë që ata ta kenë këtë numër. Kurse, aktualisht, me vendet e rezervuara, ata, përpos 20 ulëseve, i kanë edhe ulëset që i fitojnë me zgjedhje dhe siç e keni parë me këto zgjedhje, do të kenë 25 ulëse”, shpjegon Bajrami.
Nga komunitetet pakicë, në këtë vit në Kuvend hyjnë 13 deputetë serbë dhe 12 nga pakicat joserbe. Sërgjan Sentiq, këshilltar për komunitete në Zyrën e Kryeministrit, shpreh mendimin se kjo dispozitë kushtetuese për vendet e rezervuara ka qenë e domosdoshme.
“Natyrisht që iu ndihmon serbëve dhe komuniteteve tjera për integrimin në institucione, sepse vendet e rezervuara garantojnë përfaqësim proporcional, në fakt të barabartë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës. Kështu që zëri i komuniteteve dëgjohet dhe do të jetë më i fortë në Parlament, që nënkupton se situata do të jetë më relaksuese edhe në vetë qeveri”, thotë Sentiq.
Por, kjo e drejtë e ofruar nga institucionet e Kosovës, nuk është përfillur nga serbët në veriun e Kosovës, të cilët nuk e njohin autoritetin e Prishtinës zyrtare. Sentiq, nuk dëshiron të komentojë për bashkëkombësit e tij të veriut.
“Për këtë do të duhej pyetur ata. Dalja në zgjedhjet e dhjetorit në jug të lumit Ibër ka qenë shumë e mirë dhe sigurisht se ky zë do të ndihmojë për integrimin e qytetarëve në tërë territorin e Kosovës”, shprehet Sentiq.
Analisti kosovar, Driton Lajçi, thotë se propaganda e Beogradit ka mbizotëruar ndaj zemërgjerësisë së Prishtinës që t’u rezervojë vende në institucione serbëve lokalë.
“Veriu ende mbetet i ndikuar nga Beogradi zyrtar. Ai nuk ka mundur të integrohet, sepse propaganda serbe e ka vërshuar me dezinformacione veriun e Mitrovicës dhe nuk ka lejuar që zëri i kësaj të drejte të depërtojë te ta”, vlerëson Lajçi.
Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, mendon se Kushtetuta duhet të rishikohet dhe të ndryshohet. Ai thotë se Kosova nuk duhet të bëjë as më shumë e as më pak, sesa të respektojë normat evropiane.
“Mendoj se qasja afirmative që po prezantohet nga politika kosovare është diskriminim i shumicës, sepse për aq të drejta që u jep pakicave, e privon shumicën nga e drejta e përfaqësimit politik. Në një perspektivë të gjatë nëse ndjekim një rrugë evropiane, duhet të marrim standardet evropiane dhe ato nuk bazohen në vendet e rezervuara, por në postulatin e demokracisë dhe parimit një qytetar - një votë”, thekson Bajrami.
Përveç në Kuvend, komuniteteve pakicë me Kushtetutën e Kosovës u rezervohen vendet edhe në ekzekutiv. Ndërkohë, partia fituese e zgjedhjeve është e obliguar që të lidhë koalicion gjithnjë edhe me komunitetet pakicë.
Kësaj here, njëra parti serbe, Partia Liberale Serbe me 8 deputetë ka vendosur të hyjë në Qeveri, ndërsa Lista e Bashkuar Serbe e udhëhequr nga Rada Trajkoviq, ka thënë se do të qëndrojë në opozitë.
Lexoni edhe këto:
Malazezët presin statusin e pakicës
Partitë serbe dhe Qeveria e Kosovës

Natyrisht që iu ndihmon serbëve dhe komuniteteve tjera në integrimin në institucione, sepse vendet e rezervuara garantojnë përfaqësim proporcional...