Liderët politikë të serbëve të Kosovës qendrore kanë mendime të kundërta lidhur me dobitë që mund t’i ketë komuniteti serb pas pjesëmarrjes në zgjedhjet e fundit parlamentare të Kosovës.
Ministri në dorëheqje i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq (Partia Liberale Serbe) tha se “pjesëmarrja masive e serbëve të Kosovës qendrore”, tregon se ata janë të interesuar të jenë pjesë e shoqërisë kosovare.
“Unë mendoj se përfaqësimi në institucionet e Kosovës do të jetë më i madh. Ne presim të marrim më shumë resorë pranë institucioneve të Kosovës dhe kjo do të reflektojë mjaft mirë te serbët. Kjo, para së gjithash, lë për të kuptuar se këtu ka vend për serbët dhe se ata mund të jenë pjesë e shoqërisë kosovare”.
“Përmes kësaj infrastrukture, përmes institucioneve, ndërmarrjeve publike, mund të gjejmë dhe të mundësojmë një numër të caktuar të vendeve të punës, si dhe t’u japim njerëzve pak shpresë”, tha Rashiq.
Ai tha se tani është momenti i duhur që të nisë një rrugë e re e zhvillimit të bashkësisë serbe dhe krijimit të mundësive të qëndrimit të saj në këto hapësira.
Por, politikania nga Graçanica, Rada Trajkoviq, përfaqësuese e Listës së Përbashkët Serbe, vlerëson se me daljen në zgjedhje, bashkësia serbe nuk do të ketë dobi ashtu siç ka pritur, për shkak të, siç e quajti ajo, procesit zgjedhor joreal dhe rezultatit të imponuar.
“Definitivisht kështu do të jetë, për shkak se, para së gjithash, do të jetë Partia Liberale Serbe ajo, e cila, ashtu sikurse edhe deri më tash në Kuvendin e Kosovës, nuk lufton për mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e popullatës serbe”.
“Unë, para së gjithash, do ta quaja atë tender-parti”, tha zonja Trajkoviq, duke shtuar se të gjitha projektet e ndërtimit, të cilat ka mundur t’i realizojë kjo parti derisa ishte në pushtet, kanë qenë projekte që i kanë udhëhequr, sipas saj, njerëzit e afërm të personaliteteve në pushtet.
Të dy këta liderë serbë vlerësojnë se zhvillimet e fundit lidhur me parregullsitë në zgjedhje si dhe raporti i Dik Martit po reflektohen edhe te komuniteti i tyre.
Rashiq tha se serbët me vëmendje janë duke ndjekur dhe pritur raportet, sidomos atë të Dik Martit, i cili këto ditë pritet t’i prezantahot Këshillit të Evropës.
“Më duhet të jem i sinqertë dhe të them se ka lënë gjurmë. Pasoja do të ketë edhe më tutje. Por, në anën tjetër, ne duhet të jemi politikisht të përgjegjshëm. Kushdo nga komuniteti serb që tash deklaron se nuk duhet të marrim pjesë në qeveri, është politikan joserioz, për shkak se ne nuk kemi kohë të jemi në opozitë apo në ndonjë pozitë pasive”, tha Rashiq, duke premtuar se Partia Liberale Serbe do të jetë aktive.
Trajkoviq tha se, pavarësisht vonesave në formimin e institucioneve të Kosovës, për shkak të përsëritjes së votimeve në disa qendra, ajo është e kënaqur me reagimet për parregullsitë e shënuara gjatë procesit zgjedhor.
“Jam shumë e kënaqur që në një anë, brenda korpusit politik të shqiptarëve, po identifikohen njerëz dhe liderë, të cilët nuk janë të gatshëm ta pranojnë korruptimin ose vjedhjen e votave, si bazë mbi të cilën do të formohen institucionet e Kosovës”.
“Ata, njësoj si unë, dëshirojnë të fitojnë institucione, të cilat në fakt duhet të jenë institucione të rregullta, që në mënyrë të pastër do ta pasqyrojnë vullnetin e vërtetë të qytetarëve të Kosovës”, konkludoi Trajkoviq.