Përfaqësuesit e Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve, pritet t‘i dorëzojnë një raport KQZ-së, pasi ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave në 760 vendvotime. Ndërkohë, sot partitë politike kanë nisur fushatën parazgjedhore në komunat ku do të ketë ripërsëritje të votimeve.
Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave në 760 vendvotime, apo 40 për qind e numrit të përgjithshëm të votave nga zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit 2010.
Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Xhemajl Peqani, ka thënë se pas përfundimit të rinumërimit votave, aktualisht është duke u bërë futja e shënimeve në bazën e të dhënave, përmes së cilave do të bëhen të ditura parregullsitë që janë hasur gjatë rinumërimit.
“Procesi i rinumërimit të votave ka përfunduar mbrëmë dhe janë rinumëruar 760 vendvotime. Tani është procesi tjetër, futja e të dhënave në sistem dhe paralelisht me të, edhe verifikimi apo edhe auditimi i formularëve, si i partive politike, ashtu i kandidatëve”, ka deklaruar Peqani.
Pas përfundimit të këtij procesi, i cili kishte filluar më 18 dhjetor pas një vendimi të KQZ-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë raportin nga QNR-ja, për të cilin raport vetëm pas zgjedhjeve të 9 janarit do të dihet nëse do të ketë ose jo anulime të vendvotimeve ose votave.
Lidhur me këtë kryeshefi i KQZ-së, Peqani, shpjegon:
“Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve do të bëjë raport dhe do të presim që të përfundojmë me zgjedhjet e 9 janarit, pastaj do të pritet për afatet e ankesave, duke filluar nga PZAP-i dhe afatet e ankesave që kanë të bëjnë me Gjykatën Supreme dhe pastaj KQZ-ja, do të bëjë certifikimin e rezultateve për zgjedhjet e 12 dhjetorit për Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
Rinumërimi i votave të 760 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës kishte ardhur pas një vendimi të KQZ-së, ku thuhej se në disa vendvotime janë vërejtur parregullsi.
Ky rinumërim pritet të qartësojë, në radhë të parë, disa dilema të subjekteve politike se kishte manipulime me votat e kandidatëve për deputetë, brenda subjektit të njëjtë politik.
Ndërkaq, procesin e rinumërimit, Peqani e ka cilësuar si të rregullt.
“Për të gjitha dilemat që janë ngritur nga ana e KQZ-së, PZAP-it dhe partive politike, QNR-ja është filtri i fundit, i cili bën korrigjimin dhe spastrimin e të gjitha atyre gabimeve që eventualisht janë evidentuar gjatë procesit zgjedhor”, ka shpjeguar Peqani.
Po ashtu, nga KQZ-ja është njoftuar se po bëhen përgatitjet e fundit për përsëritjen e zgjedhjeve në Drenas, Skenderaj, Deçan dhe në dy vendvotime, një në Lipjan dhe tjetri në Malishevë.
Kurse, të mërkurën, më 5 janar, partitë politike kanë nisur fushatën e tyre parazgjedhore për zgjedhjet e 9 janarit, fushatë kjo që do të përfundojë më 7 janar në orën njëzetekatër.
Kryeshefi i KQZ-së, Peqani, ka ftuar partitë politike për një garë fer dhe të qetë.
“Shpresojmë se ky proces do të rrjedhë në mënyrë dinjitoze, sepse vetë procesi është mirë të jetë i tillë dhe partitë politike të tregojnë një pjekuri zgjedhore. Këto tri ditë të jetë një proces shumë transparent, kredibil dhe profesional në mbajtjen e tubimeve, shpalosjen e programeve dhe ideve të tyre si subjekte politike”, ka theksuar Peqani.

Procesi i rinumërimit të votave ka përfunduar mbrëmë dhe janë rinumëruar 760 vendvotime.

Shpresojmë se ky proces do të rrjedhë në mënyrë dinjitoze...