Festa e 28 Nëntorit, e cila në Kosovë për vite të tëra është shënuar si Dita e Flamurit, që nga shpallja e pavarësisë, me Kushtetutë është e definuar si Ditë e Shqiptarëve. Çdo vit, kjo çështje nxit debate nga më të ndryshmet.
Disa thonë se emërtimi i kësaj feste si Ditë e Shqiptarëve i ka humbur kuptimin festës, kurse të tjerët pohojnë se me shpalljen e pavarësisë, Kosova ka flamurin e vet dhe ditën e pavarësisë së saj për të festuar.
Jakup Krasniqi, ushtrues detyre i presidentit të Kosovës, njëkohësisht edhe historian, pranon faktin se tradita e shqiptarëve ka qenë emocionalisht dhe shpirtërisht e lidhur në shumë aspekte me flamurin kuq e zi. Por, është flamuri i kaltër ai që simbolizon shtetësinë e Kosovës.
“Në këtë rrafsh, realisht edhe flamuri i ri, që është miratuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me ngjyrën e kaltër, me hartën e Kosovës, është element i shtetësisë. Kështu që, elementi i shtetësisë në këtë rrafsh e ka shumë vështirë ta zëvendësojë flamurin historik, flamurin e kombit, flamurin me të cilin njerëzit janë të lidhur edhe shpirtërisht, edhe emocionalisht”, shprehet Krasniqi.
Duke u nisur pikërisht nga ky fakt, ai pohon se flamuri shtetëror është ambientuar në nivel të mirë në Republikën e Kosovës.
Krasniqi shpreh bindjen se në raport me shtetësinë e Kosovës, flamuri shtetëror që mban ngjyrën e kaltër, të verdhë dhe të bardhë, ka arritur të afirmohet, nisur nga përfaqësimi shtetëror që i bëhet Kosovës brenda dhe jashtë territorit të saj.
“Një gjë duhet ta kemi të gjithë parasysh: 28 Nëntori është një ditë e veçantë e popullit shqiptar, jo vetëm që lidhet me 28 Nëntorin e vitit 1912, por lidhet edhe më nëntorët e kthimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë”.
“Nëse e kemi parasysh këtë histori tepër të gjatë, qytetarët shqiptarë të Kosovës nuk do të ndahen në asnjë mënyrë nga elementi kombëtar, nga elementi që ka prodhuar nëntori si festë kombëtare”, thotë Krasniqi.
Ai rikujton edhe aranzhimet që kanë iniciuar shtetësinë e Kosovës dhe rrjedhimisht edhe simbolet e saj shtetërore.
“Realisht, ka mbetur nga dëshira, ose më mirë të themi nga ato tri parimet e Grupit të Kontaktit që Kosova të mos kthehet në vitin ‘99. Përpjekja ishte që Kosova t’i krijojë festat e veta, duke e lënë një ditë të rëndësishme si Ditë të Shqiptarëve, por pa atë anën zyrtare që zakonisht e ka pasur kjo festë”, thotë Krasniqi.
Nga ana tjetër, analisti politik, Halil Matoshi, lidhur me këtë çështje shpjegon:
“Objektivisht, flamuri kuq e zi i përket kombit shqiptar të Republikës së Shqipërisë. Atë flamur, deshëm apo nuk deshëm ne, mund ta kujtojmë me emocione të fuqishme. Mirëpo, flamuri i Kosovës është i vetmi, i cili e identifikon shtetin dhe kombin e Republikës së Kosovës”.
“Ky konfuzion është pasojë e teorive ideologjike për kombin, prandaj edhe po krijon konfuzione të mëtutjeshme”, deklaron Matoshi.
Ai po ashtu thotë se Kosova synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, andaj edhe duhet të identifikohet me flamurin dhe simbolet e saj.
“Kosova është shtet i njohur nga 72 shtete të botës dhe përfundimisht duhet të identifikohet me flamurin e saj - e ky flamur është blu e verdh. Ndërkaq, edhe zyrtarisht, 28 Nëntori nuk është festë zyrtare e Kosovës, po hyn në atë korpusin e festave ceremoniale ose private”, thekson Matoshi.
Lexoni edhe këtë: Dita e Flamurit apo Dita e Shqiptarëve(?)

...elementi i shtetësisë në këtë rrafsh e ka shumë vështirë ta zëvendësojë flamurin historik, flamurin e kombit.

Flamuri i Kosovës është i vetmi, i cili e identifikon shtetin dhe kombin e Republikës së Kosovës.