Drejtuesit e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit kritikojnë prokuroritë për moszgjidhjen e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin.
Sipas tyre, prokurorët vendorë dhe ata ndërkombëtarë kanë informacione dhe dokumente të mjaftueshme për të arrestuar personat e dyshuar për keqpërdorime.
Prokurorët e prokurorive të qarkut i hedhin poshtë deklaratat e tilla. Sipas tyre, është mungesa e prokurorëve që ndikon në zvarritjen e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin.
Andaj, kritikat e Agjencisë Anti-korrupsion nuk qëndrojnë, thotë Drita Hajdari, prokurore në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë.
“Këto kritika tingëllojnë si arsye subjektive, mirëpo arsyeja e vërtetë është mungesa e kapaciteteve prokuroriale. Edhe pas procesit të emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve, në të gjitha prokuroritë nuk janë plotësuar të gjitha postet e parapara”, thotë Hajdari.
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka numrin më të madh të lëndëve të pazgjidhura, që kanë të bëjnë me korrupsionin, ndërkohë që numri i prokurorëve në këtë institucion është vetëm gjashtë.
Prokurorja Hajdari, e cila njëherësh është edhe koordinatore për shqyrtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me vepra korruptive, thotë se në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë janë edhe 60 lëndë të pashqyrtuara, që janë dorëzuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.
"Prokurorët as që po arrijnë t’i shqyrtojnë ato lëndë, sepse merren me rastet urgjente - do të thotë, me lëndët e paraburgimit. Kanë seanca për konfirmimin e aktakuzave, kanë seanca për caktimin e paraburgimit, kështu që nuk kanë mundësi të merren me lëndë të tjera”, shprehet Hajdari.
Nga ana tjetër, Avni Zogiani, nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thotë se Agjencia Anti-korrupsion, ndonëse kritikon, nuk po bën punën e saj ashtu siç duhet.
“Roli i Agjencisë ka qenë më shumëdimensional sesa vetëm krijimi i drafteve dhe dërgimi në prokurori. Edhe ne e bëjmë atë, edhe qytetarët e zakonshëm marrin informacione edhe i denoncojnë te prokuroria”, thotë Zogiani.
Ai kritikon edhe sistemin e drejtësisë, i cili, sipas tij, është i politizuar. Si i tillë, ai nuk mund t’i zgjidhë çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin, thotë Zogiani.
“Nuk ka arsye që të ankohet as Agjencia Anti-korrupsion, por as qeveria, sepse edhe qeveria, po e shoh që kohëve të fundit shpesh po e hedh topin te gjyqësori. Gjyqësori është jofunksional, sepse të tillë e ka dashur politika, qeveria, kuvendi, ndërkombëtarët...”.
“Kanë dashur për dhjetë vjet të kenë një gjyqësor jofunksional, duke pasur parasysh se asnjë masë reformuese për gjyqësorin nuk është ndërmarrë. E, këto masa reformuese varen nga Agjencia Anti-korrupsion, nga qeveria, nga kuvendi dhe komisionet e ndryshme ndërkombëtare”, shprehet Zogiani.
Konstatimet e tilla, sipas prokurores Drita Hajdari, nuk qëndrojnë. Ajo thotë se në kuadër të prokurorisë së shtetit bëhen përpjekje serioze për procedimin e të gjitha lëndëve dhe, sipas saj, politika nuk ndërhyn në punën e prokurorisë.
Lexoni edhe këto:
TI: Korrupsioni, Kosova e fundit në rajon
Reformimi i gjyqësorit - sfidë për 2011-ën

Transparency International dje bëri publik raportin vjetor mbi shkallën e korrupsionit në nivel global. Kosova u rendit e 110-ta në mesin e 178 shteteve të botës.