Në raportin më të ri për Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2010 të Organizatës Reporterët pa Kufij, Kosova është radhitur në vendin e 92-të. Vitin e kaluar, Kosova ishte në vendin e 75-të.
Nga vendet e rajonit, Shqipëria ndodhet në vendin e 80-të, Serbia është e 85-ta, Bosnjë e Hercegovina e 47-ta, Mali i Zi i 104-ti, Maqedonia e 68-ta, ndërsa Kroacia në vendin e 62-të.
Indeksi vjetor i Reporterëve pa Kufij e pasqyron shkallën e lirisë që gazetarët dhe mediat e kanë në çdo vend të botës, si dhe përpjekjet e autoriteteve për ta siguruar këtë liri.
Në pjesën për Kosovën thuhet se "shtypi është ende në fillesat e tij, duke lënë hapësirë për më shumë ndikim nga mediat elektronike".
"Radio Televizioni i Kosovës vazhdon të zgjerohet nën ndikimin e qeverisë. Financimi i tij varet nga vullneti i parlamentit, i cili nuk pritet ta privojë veten nga leva që përcjell këtë situatë. Kontratat e ish-drejtorëve nuk janë ripërtërirë dhe kanë skaduar tre vjet më parë, kështu që ish-udhëheqësia mbetet mu aty dhe është në mëshirën e qeverisë", thotë organizata me seli në Paris.
Reporterët pa Kufij thonë se "qasja në informatat dhe të dhënat publike" në Kosovë "mbetet e vështirë dhe ende nuk është e garantuar me ligj".
Organizata thotë se ashtu si "Komisioni për Media, edhe Këshilli i Mediave të Shkruara është nën ndikimin e qeverisë".
Në Kosovë "ka tetë gazeta të përditshme private, por disa janë të lidhura me partitë politike apo grupet financiare, të cilat e zhvillojnë sferën e ndikimit të tyre”.
“Në mungesë të investimeve të huaja në këtë sektor, disa grupe rregullisht e praktikojnë ‘shantazhimin përmes reklamave’, ku mbështetjen financiare e japin për mbulime të caktuara mediatike”.
"Pavarësia editoriale vuan mjaft nga mungesa e pavarësisë financiare. Vetë-censura, e cila edhe më tej minon pjesë të profesionit, është përkeqësuar nga mungesa e një statusi të vërtetë social për gazetarët", thonë Reporterët pa Kufij.
Lista me vlerësimet për 178 shtete e pasqyron situatën me lirinë e shtypit për periudhën shtator 2009 - shtator 2010.
Nga vendet tjera, Iraku ndodhet në vendin e 130-të, një shkallë para Ukrainës, Rusia është e 140-ta, Afganistani në vendin 147, Pakistani 151 etj.
Për ta hartuar indeksin, Reporterët pa Kufij kanë përgatitur një pyetësor me 43 kritere, të cilat e vlerësojnë gjendjen e lirisë së shtypit në çdo vend.
Në këtë kuadër përfshihen ndikimi i drejtpërdrejtë i gazetarëve (vrasjet, burgosjet, sulmet fizike dhe kërcënimet), dhe i mediave (censura, konfiskimi i gazetave, bastisjet dhe ngacmimi).
Organizata gjithashtu e vlerëson shkallën e pandëshkueshmërisë për shkeljet e lirisë së shtypit. Reporterët pa Kufij e masin edhe nivelin e autocenzurës në çdo vend dhe aftësinë e mediave për të hetuar dhe për të kritikuar.
Presioni financiar gjithashtu vlerësohet dhe përfshihet në notën përfundimtare. Pyetësori analizon kuadrin ligjor për monopolet e mediave dhe shkallën e pavarësisë së mediave publike.
Në analizë gjithashtu pasqyrohen shkeljet e lirisë së rrjedhjes së informatave në internet.
Reporterët pa Kufij i kanë marrë parasysh jo vetëm abuzimet që nga ana e shtetit, por edhe ato të kryera nga milicitë e armatosura, organizatat klandestine dhe grupet që bëjnë presione.
Gazetarët kosovarë: Mediat kontrollohen nga politika
Gazetarët kosovarë e vlerësojnë real raportin e Organizatës Reporterët pa Kufij, në të cilin thuhet se liria e mediave në Kosovë ka shënuar rënie. Sipas këtij raporti, Kosova radhitet në vendin e 92-të, për dallim nga i viti i kaluar, kur zinte vendin e 75-të.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), Imer Mushkolaj, thotë se nuk është befasuar nga rënia që ka shënuar liria e mediave këtë vit.
Shqetësimet që kanë ngritur Reporterët pa Kufij, Mushkolaj thotë se janë adresuar disa herë edhe nga asociacioni që ai drejton.
“AGPK-ja konsideron se përpos shantazheve, presioneve politike dhe të grupeve tjera të interesit, problem, i cili edhe më tutje vazhdon të jetë indikativ, janë lidhjet e pronarëve të shumicës se mediave në Kosovë që i kanë me politikën. Ata bëhen pre e politikës për interesa të politikës”, thotë Mushkolaj.
Pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij, me anë të një komunikate për media ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK).
“Rënia e lirisë së shprehjes për 17 vende brenda një viti tregon më së miri se gjendja e mediave në vendin tonë në këtë vit ka qenë shumë më e rëndë”, thuhet në komunikatë.
UGK-ja ka vërejtur se, “kohëve të fundit, janë shtuar presionet mbi mediat dhe se nuk kanë munguar as kërcënimet ndaj ekipeve të mediave dhe gazetarëve”.
Unioni i Gazetarëve vlerëson se kjo gjendje “është e patolerueshme”. Organizata bën thirrje që “të intensifikohen përpjekjet për ngritjen e lirisë së shprehjes, në mënyrë që Kosova të mos mbetet prapa vendeve të rajonit edhe në këtë fushë”.
Reporterët pa Kufij, mes tjerash, vënë në pah se Këshilli i Mediave të Shkruara është nën ndikimin e qeverisë.
Nehat Islami, drejtor i zyrës së këtij këshilli, e mohon një konstatim të tillë.
“Kjo nuk është e vërtetë për shumë arsye. Arsyeja e parë është se ne jemi këshill i vetorganizuar dhe këtu vijnë kryeredaktorët e gazetave; vendimet merren në mënyrë të pavarur, kryesisht me shumicë votash apo më aklamacion”, shpjegon Islami.
Raporti i Reporterëve pa Kufij thekson se “në Kosovë ka tetë gazeta të përditshme private, porse disa janë të lidhura me partitë politike apo grupet financiare, të cilat e zhvillojnë sferën e ndikimit të tyre”.
Astrit Gashi është kryeredaktor në të përditshëm “Zëri”. Ai pohon se partitë politike tentojnë në masë të madhe që të ndikojnë në mediat vendore, e posaçërisht në gazetat e përditshme.
“Një pjesë e shtypit ditor është shumë e njëanshme, në drejtim të partive të caktuara politike... Ndërsa, shtypi i pavarur është i ballafaquar me shumë probleme dhe presione, të cilat nisin nga forma e presioneve politike e deri tek ato presionet e grupeve të interesit dhe ato ekonomike”, shprehet Gashi.
Kritika ndaj lirisë së shtypit në Kosovë ka edhe Esat Brajshori, kryetar i Komisionit për Media në Kuvendin e Kosovës. Ai thotë se shumica e mediave të shkruara dhe elektronike janë të kontrolluara nga politika dhe grupe të caktuara të interesit.
“Mediat në Kosovë janë të kontrolluara nga politika, janë të kontrolluara nga grupet e interesit, janë të kontrolluara nga bosët e tyre. Gazetaria, si fuqi e madhe që ndikon shumë në ndryshimin e shoqërisë, te ne vazhdon të mbetet akoma si dëshirë e parealizuar”, thotë Brajshori.
Pohimet se Qeveria e Kosovës po tenton t’i vërë nën kontroll mediat, janë hedhur poshtë disa herë nga zyrtarët e lartë të ekzekutivit.