Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar raportin e fundit mbi nivelin e lirisë së medias në 175 vende në mbarë botën. Këtë vit, indeksi i lirisë së medias pasqyron shkeljet që janë bërë nga 1 shtatori i vitit 2008 deri më 31 gusht të këtij viti.
Kosova radhitet në vendin e 75-të, për dallim nga raporti i vitit të kaluar, kur zinte vendin e 58-të. Nota e dhënë më 2008 për shkeljet në lirinë e medias ishte 12,00, kurse këtë vit kjo notë është rritur 16,58. Sa më e lartë nota, aq më të mëdha janë shkeljet.
Shqipëria këtë vit është në vendin e 88-të, derisa vitin e kaluar ishte në pozitën 79.
Maqedonia është radhitur në vendin e 34-të, Bosnja në vendin e 39-të, Mali i Zi në vendin e 77-të dhe Serbia në të 65-in.
Vendin e fundit e kanë zënë Eritrea, Korea Veriore dhe Turkmenistani.
A.V.