Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Kosovën e pavarur dhe sovrane në kufijtë e saj ekzistues, rikonfirmoi pozicionin e Uashintonit Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.
Këto qëndrime, Clinton i prezantoi në Prishtinë, pas një takimi të përbashkët me ushtruesin e detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me kryeministrin e Kosovës, Sekretarja e Shtetit shprehu kënaqësinë e saj që është e pranishme në Kosovë, “jo vetëm zyrtarisht, por edhe personalisht, si anëtare e një familjeje, e cila është e përkushtuar ndaj këtij vendi”.
Në Prishtinë, Clinton erdhi pasi paraprakisht kishte qëndruar në Beograd, ku kishte takuar presidentin e atjeshëm, Boris Tadiq.
Ajo tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës është mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara, duke inkurajuar fillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështje praktike, por jo edhe çështje të statusit.
“Disa çështje, siç është statusi, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, nuk do të diskutohen”, tha Clinton, duke nënvizuar se dialogu ka të bëjë me arritjen e përparimit në çështje të interesit të përbashkët.
Pasi premtoi se Shtetet e Bashkuara do ta kenë rolin e vet në këtë dialog, Clinton tha se bisedimet mund të fillojnë sapo të strukturohet dialogu në koordinim me Bashkimin Evropian.
Pas Prishtinës, ajo tha se do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të strukturohet forma e dialogut Kosovë-Serbi.
“Unë dhe kolegët e mi do të takohemi me zyrtarët e Bashkimit Evropian që ta strukturojmë këtë dialog”, tha Clinton.
Fillimin e dialogut ajo tha se nuk duhet ndërlidhur me zgjedhjet në Kosovë dhe ato në Serbi, pasi që do të shkaktoheshin vonesa.
”Mendojmë se dialogu duhet të fillojë sapo të jetë i gatshëm, ngase, edhe pse do të ketë zgjedhje këtu dhe vitin e ardhshëm në Serbi, dialogu duhet të fillojë në mënyrën më efektive që të jetë e mundur”, theksoi Clinton.
Zyrtarja amerikane premtoi mbështetjen e administratës së shtetit edhe në lidhje me njohjet e reja të Kosovës.
“Personalisht kam punuar me vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kam një listë të vendeve, me të cilat SHBA-të do të kontaktojnë, sidomos pas mendimit të GJND-së, që zgjidh çështjen e pavarësisë njëherë e përgjithmonë”, tha ajo.
“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë partnere gjatë luftës, gjatë rindërtimit pas luftës dhe gjatë shtegtimit të gjatë e të mundimshëm deri te pavarësia e saj”, tha Clinton.
“Nga fillimi, Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur të drejtën e Kosovës si shtet të pavarur dhe mbi kufijtë e saj ekzistues”, tha Sekretarja e Shtetit.
Kurse tani, kur Kosova është e pavarur, ajo tha se Uashingtoni do t’i mbështesë angazhimet e shtetit më të ri që të jetë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.
Kosovarët, kryediplomatja amerikane i rikujtoi edhe për përkushtimin e vazhdueshëm për Kosovën, që kishte dhe vazhdon ta ketë bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton.
“Bashkëshorti im, presidenti Bill Clinton, ndan përkushtimin e tij me ne dhe është shumë thellë i lidhur me këtë vend. Si president, ai punoi shumë që ta ndihmojë popullin e Kosovës që të jetojë i lirë dhe të çlirohet nga persekutimi”, tha sekretarja Clinton.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ka njoftuar Sekretaren e Shtetit me progresin dhe zhvillimet në Kosovën e pavarur.
Pas pavarësimit dhe një gjendjeje stabile në fushën e sigurisë, tani mbetet shumë për të bërë në zhvillimin ekonomik dhe në integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, tha Thaçi.
Ai i konfirmoi Sekretares së Shtetit gatishmërinë e Kosovës për të dialoguar edhe me Serbinë.
“Ne kemi shprehur gatishmërinë dhe vullnetin tonë që të ndërtojmë raporte të mira ndërshtetërore edhe me Serbinë, si dy shtete të pavarura, me sovranitet dhe integritet territorial të pacenueshëm dhe me vizion të përbashkët për t’u integruar në NATO dhe Bashkim Evropian”, tha Thaçi.
Para se të vinte në Prishtinë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka qëndruar në Sarajevë dhe Beograd, kurse pas Kosovës vazhdon për në Bruksel.
Zyrtarja e lartë amerikane tha po ashtu se presidenti Obama dhe administrata e tij mbeten të përkushtuar për të ndihmuar gjithë Ballkanin për të arritur te një prosperitet i qëndrueshëm.
Clinton në Graçanicë
E mërkura ishte një ditë pothuaj e zakonshme për qytetarët e komunës së Graçanicës. Vizita e sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, ndonëse e paralajmëruar kohë më parë, nuk dukej t’u ketë bërë aq përshtypje banorëve të kësaj komune me shumicë serbe që ndodhet në afërsi Prishtinës.
Për dallim nga kryeqyteti i vendit, ku diplomatja amerikane u prit nën duartrokitjet e masave, në një ambient të zbukuruar me flamuj amerikanë e shtetërorë dhe me një nderim të Gardës Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Graçanicë ishin të paktë ata që kishin zgjedhur që, rrugëve, të prisnin ardhjen e Clintonit.
Masat e shtuara të sigurisë karakterizuan vizitën e saj në Graçanicë, e cila nisi me qëndrimin në Manastirin e Graçanicës, ku Clinton u prit nga peshkopi Teodosje.
Serbët thanë se vizita e Sekretares amerikane të Shtetit në Graçanicë, dëshmon përparimin e komunës.
“Shkëlqyeshëm, ky është një vend ku mund të vijë kush të dojë dhe asgjë më shumë”, tha një qytetar i Graçanicës.
“Kjo është shumë mirë, siç po e shihni edhe vetë, kushdo që vjen nga jashtë, së pari vjen në Graçanicë, e pastaj vazhdon tutje, do të thotë se ky është një përparim për Graçanicën dhe popullin serb”, tha një tjetër banor serb i kësaj komune.
”Jam shumë e lumtur që erdhi së pari në Republikën e Serbisë, e pastaj në Republikën e Kosovës. Është e barabartë, domethënë edhe atje edhe këtu, i lumtë Hillarit”, u shpreh një qytetare serbe
Clinton zhvilloi një takim të përbashkët me udhëheqësit e komunave të reja me shumicë serbe në Kosovë, përfshirë edhe kryetarin e komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq.
Ky i fundit bëri të ditur se gjatë takimit i është garantuar mbështetja amerikane për procesin e decentralizimit.
“Serbët e Kosovës që jetojnë në këto vise dhe kanë vendosur të jetojnë këtu, patjetër duhet të shihen si faktor dhe askush më nuk ka të drejtë të mos vërë re, qoftë kur flitet për Prishtinën, Beogradin apo bashkësinë ndërkombëtare”.
“Kemi marrë mbështetjen amerikane për decentralizimin dhe vendosjen e mekanizmave funksionale që do të mbrojnë të drejtat e popullatës së këtushme”, theksoi Stojanoviq.
Pas qëndrimit në Graçanicë, Clinton e vazhdoi vizitën e saj në Prishtinë ku mbajti një debat publik në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare e Kosovës.
Lexoni edhe këtë:
Clinton: Do të jem avokatja juaj