Përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe drejtuesit e Gjykatës Supreme kanë prezantuar një raport tremujor lidhur me zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Reduktimin e Lëndëve të Vjetra. Sipas tyre, për tre muajt e parë të këtij viti numri i lëndëve të grumbulluara ka rënë për 11%.
Në gjykatat e Kosovës presin zgjidhje mbi 119 mijë lëndë të vjetra, ndonëse autoritetet thonë se numri i tyre ka rënë për 11 për qind.
Grumbullimi i lëndëve, sipas drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, ka ndodhur për shkak të numrit të pamjaftueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, e quajti sukses rënien e numrit të lëndëve të vjetra.
“Rezultatet e arritura flasin për 11% rënie të numrit të lëndëve të grumbulluara nëpër gjykata... Konsideroj se kjo e arritur në muajt e ardhshëm do të përmirësohet”, tha Peci.
Që nga viti 2008 e deri më sot, numri i lëndëve të inventarizuara në gjykata ka qenë mbi 133 mijë, ndërsa janë zgjidhur 14,295 sosh.
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, shprehu bindjen se deri në fund të vitit 2012 do të përfundojnë të gjitha lëndët e vjetra. Ai përmendi si vështirësi në këtë drejtim mungesën e gjyqtarëve.
“Pritjet tona janë ambicioze, megjithëse sfida kryesore në realizimin e kësaj strategjie është numri shumë i vogël i gjyqtarëve. Strategjia shtetërore për reduktimin e lëndëve të vjetra është përpiluar me kusht që vendet vakante nëpër gjykatat e Kosovës të plotësohen, mirëpo ende kemi ngecje në atë drejtim”, u shpreh Hasani.
Në kuadër të reformës gjyqësore, pritet të ndodhë riemërimi i gjykatësve dhe prokurorëve për rreth 120 pozita të paplotësuara.
Enver Peci, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, tha se me përfundimin e këtij procesi, do të përshpejtohet edhe shqyrtimi i lëndëve.
“Shpresojmë se do të plotësohet numri i gjyqtarëve. Në muajin maj do të fillojmë me intervista të kandidatëve për Gjykatën Supreme, por varemi edhe nga zyra për verifikimin dhe vlerësimin e gjyqtarëve”.
“Do të thotë, një hetim gjithëpërfshirës... Nuk varemi vetëm nga kapaciteti i Këshillit, por edhe nga institucionet e tjera, se si ato i grumbullojnë dhe i dërgojnë informatat për një kandidat që ka pretenduar të bëhet gjyqtar”, shpjegoi Peci.
Njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë thonë se në grumbullimin e lëndëve të pazgjidhura ka ndikuar edhe mosfunksionimi i gjykatave në veri të Kosovës.
Gjyqësori i Kosovës ka marrë një varg kritikash nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, ndërsa në thumb të tyre ka qenë prania e lartë e korrupsionit.