Ngërçi në konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka shkaktuar reagime të përziera në mesin e publikut. Të pyetur nga Radio Evropa e Lirë më 23 prill, qytetarë në Prishtinë përmendën fajtorë të ndryshëm për situatën, por kërkuan një zgjidhje përmes dialogut politik.
Të vendosur që zëri i tyre të dëgjohet, një grup qytetarësh po proteston çdo ditë prej më shumë se 20 ditësh përpara institucioneve shëndetësore në Graçanicë, rreth 10 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.
Është shënuar dështimi i pestë me radhë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, prej kur nisi seanca konstitutive, më 15 prill. As në votimin e tretë, më 23 prill, Albulena Haxhiu nuk i pati votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.
Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk është i paprecedent - mosbetimi i deputetëve është. Pas zgjedhjeve të vitit 2014, procesi i konstituimit kishte zgjatur plot gjashtë muaj.
Deputetët mblidhen për përpjekjen e pestë për ta konstituuar Kuvendin dhe për ta bërë këtë ata duhet t’i zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët.
Që prej liberalizimit të vizave më 1 janar të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova në Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm. Tani, një propozim i Komisionit Evropian mund të bëjë që ata të detyrohen të kthehen në Kosovë.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila nisi më 15 prill, këtë të hëne u ndërpre për herë të katërt dhe për pasojë është shtyrë për të mërkurën në orën 10:00.
Kuvendi i Kosovës nuk ka vazhduar me konstituimin të hënën, duke mos e hedhur në votim propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.
Përpjekja e katërt për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës
Si njohjet e tjera të pavarësisë së Kosovës, edhe ajo nga Sudani nxiti kundërshtime nga liderë të Serbisë. Por, këtë herë argumenti i Serbisë nuk përfshinte vetëm pretendim se po shkelej Rezoluta 1244. Atëherë, pse u kontestua vlefshmëria e kësaj njohjeje?
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta përmbyllë konstituimin as në herën e tretë, kur seanca u vazhdua të shtunën më 19 prill. Pasi kaluan mospajtimet për raportin që verifikon mandatet e deputetëve, ligjvënësit u betuan si deputetë, por dështuan që të zgjidhnin kryesinë e Kuvendit.
Tentimi i tretë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Shfaq më shumë