Shumica e përfaqësuesve të zgjedhur nga pakicat joserbe në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë mohuar të jenë nën presion nga Serbia për të mos mundësuar formimin e qeverisë së re në Kosovë.
Kosova po ndërtohet me ritme të shpejta, por pas këtij bumi fshihet edhe një paradoks: mijëra banesa mbeten bosh. Investimet nga diaspora e kanë gjallëruar tregun, por, mësa duket, pa ndikim real në ekonomi.
Në Gjykatën Speciale, në Hagë, kanë përfunduar dëshmimin të gjithë dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte.
Përplasjet përmes rrjeteve sociale ndërmjet përfaqësuesve të Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, janë shpërfaqje publike e tensioneve dhe komunikimit “jonormal” mes këtyre dy institucioneve të vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.
Mbi 60 për qind të produkteve nga kompania kosovare, Walone Fashion Group, shiten në tregun e Shteteve të Bashkuara – deri më tani pa ndonjë tarifë doganore.
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian paralajmëroi shqyrtimin e mjeteve alternative ndaj dialogut, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të bëjnë hapa drejt normalizimit të raporteve. Si e shohin njohës në Prishtinë dhe në Evropë rrugën përpara?
Kosova është në listën e shteteve të botës, të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë vendosur tarifë tregtare bazë prej 10 për qind, ndërsa disa shteteve të tjera u janë vënë tarifa edhe më të larta.
Në vitin 2021, Kosova kishte eksportuar 131 milionë euro mallra në SHBA. Shumica prej tyre ishin jorganë e jastëkë. Vitin e kaluar kjo shifër ra në rreth 39 milionë euro. Tani, eksporti është vështirësuar për shkak të tarifës prej dhjetë për qind të vendosur nga SHBA-ja.
Tarifa prej 10 për qind e vendosur nga Shtetet e Bashkuara për Kosovën do t’i shtrenjtojë produktet kosovare që eksportohen në SHBA dhe, si pasojë, mund të bjerë kërkesa për to, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Rreth dy javët e mbetura deri te mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës janë të mjaftueshme që Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të zhvillojë bisedime me subjektet e tjera politike për konstituimin e legjislativit dhe për formimin e qeverisë
Shfaq më shumë