Zjarri vdekjeprurës që tronditi jugafrikanët
Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që kaploi një ndërtesë shumëkatëshe në Johanesburg. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e zjarrit vdekjeprurës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit shihen pranë trupave të viktimave nga zjarri vdekjeprurës në një ndërtesë në Johanesburg, Afrika e Jugut, 31 gusht 2023. Si pasojë e zjarrit në ndërtesën shumëkatëshe humbën jetën më shumë se 70 persona.
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! - Klikoni për ta zbuluar
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit shihen pranë trupave të viktimave nga zjarri vdekjeprurës në një ndërtesë në Johanesburg, Afrika e Jugut, 31 gusht 2023. Si pasojë e zjarrit në ndërtesën shumëkatëshe humbën jetën më shumë se 70 persona.
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit shihen pranë trupave të viktimave nga zjarri vdekjeprurës në një ndërtesë në Johanesburg, Afrika e Jugut, 31 gusht 2023. Si pasojë e zjarrit në ndërtesën shumëkatëshe humbën jetën më shumë se 70 persona.

2
Zjarrfikësit duke ecur pranë ndërtesës tashmë të djegur në Johannesburg, Afrika e Jugut, 31 gusht 2023.

3
Shërbimi Emergjent i Johanesburgut tha se më shumë se 50 persona të tjerë u lënduan nga zjarri, i cili shpërtheu në orët e hershme të 31 gushtit.

4
“Po shkojmë nga kati në kat për t’i tërhequr trupat. Kjo është një ditë e trishtueshme për qytetin e Johanesburgut. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë gjatë 20 vjetëve sa jam në shërbim”, tha Robert Mulaudzi, zëdhënës i Shërbimit Emergjent.