Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
00:17 28.12.2022

Vendoset barrikadë në afërsi të Merdares

Është mbyllur pikëkalimi kufitar në Merdare, për shkak të vendosjes së barrikadave në Serbi rreth dy kilometra nga ky kufi.

Kështu njoftoi mbrëmjen e 27 dhjetorit Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë.

Merdarja - një prej pikëkalimeve kufitare me Serbinë - përdoret në masë të madhe nga diaspora kosovare për hyrje-dalje nga Kosova.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se “grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdare”.

09:25 28.12.2022

Policia: Bllokimi në Merdare është i kundërligjshëm

Policia e Kosovës tha se bllokimi i rrugës në territorin e Serbisë, që çon drejt pikës kufitare të Merdares, “është i kundërligjshëm”.

“Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare Jarinjë”, Bërnjak dhe “Merdare, deri në njoftimin e radhës”, u tha në njoftim.

Policia tha se në orët e vona të 27 dhjetorit, “persona të dyshuar” bllokuan rrugën për në Merdare, që lidh Kosovën me Serbinë.

Sipas autoriteteve, barrkaida janë vendosur në territorin e Serbisë, afërsisht dy kilometra larg Merdares.


11:09 28.12.2022

Kurti: Nuk do të bisedojmë me kriminelët në veri, por do t’i arrestojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet “nuk do të bisedojnë dhe bashkëpunojnë me kriminelët” në veri, por do t’i “arrestojnë ata”.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 28 dhjetor, Kurti foli për barrikadat e ngritura në veriun e banuar me shumicë serbe, duke argumentuar se ato po cenojnë integritetin territorial të Kosovës.

“Fatkeqësisht këta kriminelë, të sanksionuar edhe nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, po mbështeten nga presidenti dhe Qeveria e Serbisë me qëllim destabilizimin e rajonit, përveç cenimit të integritetit territorial të republikës sonë”, tha Kurti.

Kurti duket se iu referua nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është nën sanksione nga Uashingtoni dhe Londra, teksa Prishtina e kërkon atë për dyshimet se ka frikësuar dëshmitarët në rastin e njohur si Brezovica.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

11:48 28.12.2022

Kremlini: Nuk po e shtyjmë Serbinë që të nxisë tensione në Kosovë

Kremlini hodhi poshtë pretendimet e Kosovës se Rusia po e shtynë Serbinë që ta destabilizojë situatën në Kosovën. Nga Kremlini thanë se Serbia vetëm po mbron të drejtat e serbëve etnikë.

I pyetur lidhur me deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, se Serbia, nën ndikimin e Rusisë, po synon të destabilizojë Kosovën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “është krejtësisht e gabuar” që të flitet për ndikimin destruktiv rus.

Ministri Sveçla deklaroi më 27 dhjetor se Serbia është ndikuar nga Rusia kur ka marrë vendimin që të rrisë në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave ushtarake dhe policore.

“Deklarimet se Republika e Kosovës ka ngritur gjendje gatishmërie janë tërësisht të pavërteta dhe janë pjesë e propagandës së dyshes Serbi- Rusi”, tha ai, duke hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se Kosova po ashtu ka rritur nivelin e gatishmërisë luftarake.

*Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG