Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
16:56 29.12.2022

KFOR: Heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mirëpritur vendimin e mbrëmshëm për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Në një njoftim për media KFOR-i tha se heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt, duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku.

“Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka bërë të ditur se është duke monitoruar nga afër zhvillimet në veri të Kosovës.

“Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999”, përfundon njoftimi.

16:38 29.12.2022

Kurti për largimin e barrikadave: Vet i vunë, vet i hoqën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ata që “vetë i vunë, vet i hoqën ato”, duke ju referuar largimit të barrikadave në veri.

“Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën”, tha Kurti në pritjen e fundvitit me gazetarë.

“Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë”, tha ai.

16:01 29.12.2022

Nis largimi i barrikadave edhe në Lagjen e Boshnjakëve

Pas Rudarës, largimi i barrikadave nisi edhe në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve, që është një vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë, në Mitrovicën e Veriut.

Kështu raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni.

Barrikada në Lagjen e Boshnjakëve është e para e vendosur brenda ndonjë qyteti në veri, që kur disa serbë lokalë nisën bllokimin e rrugëve më 10 dhjetor.

Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Largimi i barrikadave në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve. 29 dhjetor 2022.
Largimi i barrikadave në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve. 29 dhjetor 2022.

15:50 29.12.2022

Borrell: Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri

Shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi se “diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës”. Ai përshëndeti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje”, shkroi Borrell në një postim në Twitter.

“Tani kemi nevojë për përparim urgjent në dialog”, shtoi Borrell.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG