Policia po heton djegien e kamionëve në veri
Policia e Kosovës ka njoftuar se në mëngjesin e hershëm të së enjtes është raportuar se në lokacionin e quajtur Shkëmbi i Dudës, në Mitrovicën e Veriut, janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë.
Sipas Policisë së Kosovës, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa rasti është duke u hetuar.
Pamjet e kamionëve të djegur
Gjatë natës së mbrëmshme janë djegur disa kamionë në barrikadën e vendosur te vendi i njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicën Veriore. Kjo ka ndodhur pikërisht sot kur pritet largimi i barrikadave nga rrugët e veriut.
Digjen disa kamionë në një barrikadë në veri
Disa kamionë, me të cilët ishte bllokuar rruga në lokacionin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë të Veriut, janë djegur gjatë natës.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë është në vendin e ngjarjes dhe sjell këto fotografi të kamionëve të djegur.
Vuçiq: Heqja e barrikadave do të nisë mëngjesin e së enjtes
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova tha se heqja e barrikadave do të nisë mëngjesin e së enjtes.
“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai.