KFOR-i heton të shtënat afër patrullës në Zubin Potok
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se është duke e hetuar atë që e ka quajtur “incident jodirekt zjarri” më 25 dhjetor, kur u raportua për të shtëna afër një patrulle të KFOR-it në Zubin Potok - njëra nga katër komunat e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.
KFOR-i e kishte konfirmuar këtë incident mbrëmjen e së dielës, ndërsa të hënën ritheksoi se nuk ka pasur të lënduar ose dëme materiale.
“Incidenti përfshinte persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut. Nuk ka lëndime apo dëme materiale dhe ne po punojmë për t’i vërtetuar të gjitha faktet”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Mediat serbe raportuan të dielën se rreth orës 19:45 ishin dëgjuar shkëmbime zjarri në Zubin Potok, dhe se të shtënat kanë ndodhur pasi Policia e Kosovës "ka dashur të heqë njërën nga barrikadat" në këtë komunë në veri të Kosovës. Policia e Kosovës ka demantuar këto raportime të mediave serbe se ka qenë e përfshirë në shkëmbim zjarri në Zubin Potok.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU
Lista e deputetit Muja "hedh benzinë në zjarr"
Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, shkroi në profilin e tij në Facebook më 22 dhjetor se në Mitrovicë ekzistojnë “disa grupe kriminale” që, sipas tij, “sfidojnë edhe qytetarët e Kosovës, edhe shtetin e Kosovës”.
Përveç tyre, Muja përmendi me emra edhe disa individë, për të cilët tha se qëndrojnë prapa barrikadave të ngritura në veri, dhe shtoi se do të rekomandonte “arrestimin e tyre”.
Artikullin e plotë mund ta gjeni më poshtë:
Opozita fajëson Qeverinë për tensionet në veri
Opozita në Kuvendin e Kosovës e akuzoi Qeverinë për situatën në veri të vendit, ku, tash e dy javë, grupe të qytetarëve serbë kanë bllokuar rrugët.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, tha se situata në veriun e banuar me shumicë serbe është “jashtë kontrollit” për shkak të “veprimeve të papërgjegjshme” të Qeverisë së Kosovës.
Artikullin e plotë e gjeni më poshtë:
EULEX-i ende po shqyrton mundësinë e ndihmës në transferimin e Pantiqit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) tha se ende është duke e shqyrtuar mundësinë që të ndihmojë autoritetet e Kosovës për ta transferuar ish-policin Dejan Pantiq nga një stacion policor afër Jarinjës, në një qendër paraburgimi.
Megjithatë, ky mision i BE-së tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është përgjegjës për mbajtjen në arrest të Pantiqit, i cili, sipas autoriteteve në Kosovë dyshohet për “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
EULEX tha po ashtu se një mjek i misionit, me kërkesë të një gjykatësi paraprak, ka ekzaminuar Pantiqin më 17 dhjetor.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU