Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
17:16 13.12.2022

Vuçiq takon të mërkurën Lajçakun dhe Escobarin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet të mërkurën në Beograd me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak.

Sipas Presidencës serbe, Vuçiq dhe Lajçak më pas do të takohen edhe me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar është takuar të hënën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë.

Të dy liderët kanë thënë se me Escobarin kanë diskutuar për nevojën e heqjes së menjëhershme të barrikadave në veri.

Një ditë më parë, kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se i ka kërkuar Lajçakut që të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, me qëllim të ofrimit të ndihmës për ulje të tensioneve në veri.

Ai ka thënë po ashtu se BE-ja është e gatshme të çojë përforcime për misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.

16:43 13.12.2022

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur edhe për situatën në veri.

Qëndroni me ne!

15:29 13.12.2022

Autoritetet në Kosovë thonë se asnjë marrëveshje nuk e ndalon angazhimin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Sipas autoriteteve serbe, institucionet e Kosovës nuk mund të angazhojnë këtë njësi në rajonin verior.

Lexojeni në këtë material se çfarë parasheh Marrëveshja e Brukselit, e nënshkruar më 2013 mes Kosovës dhe Serbisë.

14:34 13.12.2022

Kurti takon pasdite Escobarin dhe Lajçakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet pasditen e 13 dhjetorit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për këtë rajon, Mirosllav Lajçak.

Kurti është takuar me Escobarin edhe një ditë më parë, dhe sipas Zyrës së kryeministrit, palët kanë biseduar për nevojën e heqjes së menjëhershme të barrikadave në veri.

Më 12 dhjetor, kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se i ka kërkuar Lajçakut që të vizitojë rajonin e Ballkanit me qëllim të ofrimit të ndihmës për ulje të tensioneve në veri.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG