Ndërlidhjet

Zelensky i kërkon BE-së që t’i ndalojë vizat për rusët


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kiev, 11 gusht 2022.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kiev, 11 gusht 2022.

Presidenti i Ukrainës ripërsëriti thirrjen e tij për anëtarët e Bashkimit Evropian që të ndalojnë vizat për qytetarët rusë.

Ndërsa një diplomat rus paralajmëroi se çdo veprim i SHBA-së për ta shpallur Rusinë një "shtet sponsor të terrorizmit" mund të rezultojë në ndërprerje të plotë të marrëdhënieve diplomatike.

Kievi dhe Moska vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për rreziqet e luftimeve pranë centralit bërthamor të Zaporizhjas, për të cilin Kombet e Bashkuara thanë se duhet të çmilitarizohet zona rreth tij.

Zaporizhja është centrali më i madh bërthamor në Evropë dhe në të gjenden gjashtë nga 15 reaktorët që gjenden në Ukrainë.

Forcat ruse e kanë nën kontroll këtë central që nga ditët e para të pushtimit në Ukrainë.

Vendet perëndimore i kanë bërë thirrje Moskës që të tërheqë forcat e saj nga Zaporizhja.

"Objekti nuk duhet të përdoret si pjesë e ndonjë operacioni ushtarak. Në vend të kësaj, nevojitet një marrëveshje urgjente në një nivel teknik për një perimetër të sigurt të çmilitarizimit për të garantuar sigurinë e zonës", tha më 12 gusht, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Në fjalimin e tij me video të natës më 12 gusht, Zelensky përsëriti thirrjen e tij për ndalimin e vizave të BE-së për qytetarët rusë, duke thënë se është e nevojshme që blloku të mos bëhet "supermarket", i hapur për këdo që do të hyjë në BE.

“Duhet të ketë garanci që vrasësit rusë ose bashkëpunëtorët e terrorit shtetëror të mos mund të përdorin viza Shengen”, tha ai.

Viza Shengen është vizë që u jep njerëzve mundësi të udhëtojnë në Zonën Shengen, e cila përfshin 22 nga 27 shtetet anëtare të BE-së.

Disa vende të BE-së, përfshirë tri shtetet baltike dhe Republikën Çeke, kanë lëvizur tashmë për të kufizuar udhëtimin dhe vizat e punës për rusët, dhe ministri i jashtëm çek, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, ka mbështetur thirrjet për një ndalim të tillë në mbarë bllokun.

Përpjekja, megjithatë, ka fituar pak mbështetje deri tani mes anëtarëve të tjerë të BE-së.

Ministria e Jashtme ruse i tha agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se marrëdhëniet diplomatike me Uashingtonin do të dëmtoheshin keq dhe madje mund të ndërpriteshin nëse Rusia shpallet "shtet sponsorizues i terrorizmit" nga Senati i SHBA.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG