Ndërlidhjet

Venezuelën e mbulon errësira


Ndërprerja e energjisë elektrike në Venezuelë.
Ndërprerja e energjisë elektrike në Venezuelë.

Pjesa më e madhe e Venezuelës është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike të enjten mbrëma.

Kjo ndërprerje ka prekur pjesën më të madhe të Karakasit, duke e mbuluar kryeqytetin e Venezuelës në të zezë, në kohën kur trafiku ka pasur më së shumti ngarkesë.

Qeveria e presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro ka fajësuar opozitën duke i akuzuar për neglizhim të punëve.

Për këtë ngjarje është raportuar në kohën kur tensionet janë rritur në mes të palëve politike në Venezuelë, meqë Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete të Amerikës Latine kërkojnë ta heqin Maduron nga pushteti dhe t’i ndihmojnë liderit opozitar, Juan Guaido që të krijojë të udhëheqësi të përkohshme, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Disa qytetarë kanë qëndruar në parqet në Karakas, pas ndërprerjes së energjisë elektrike. 7 mars, 2019.
Disa qytetarë kanë qëndruar në parqet në Karakas, pas ndërprerjes së energjisë elektrike. 7 mars, 2019.

Maduro në anën tjetër akuzon Guaidon për tentim të grushtshtetit me ndihmën e atyre që i quan “imperialistë amerikanë”.

Mirëpo Guaido ka thënë se ndërprerja e energjisë ka qenë rezultat i “kaosit, shqetësimit dhe zemërimit” si dhe “paefektshmërisë së uzurpatorit”.

“Drita do të kthehet kur Maduro të largohet nga pushteti”, ka thënë ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po ashtu ka reaguar pas këtyre ngjarjeve duke fajësuar “regjimin e Maduros për paefektshmëri”.

“Pa ushqim. Pa ilaçe. Tani edhe pa energji elektrike. Në të ardhmen edhe pa Maduron”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, rrugët janë mbushur me njerëz në Karakas. Shumë persona kanë thënë se do t’iu duhet të ecin në këmbë me orë të tëra, pasi sistemi i metrove nuk ka funksionuar dhe autobusët kanë qenë plot.

“Personi përgjegjës për këtë, quhet Nicolas Maduro”, ka thënë banori, Pedro Fernandez.

Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar edhe probleme në aeroportin kryesor në Karakas, pasi mijëra punëtorë janë detyruar të kthehen në këmbë në shtëpitë e tyre.

Venezuela varet shumë nga infrastruktura e saj hidro-eletrike, dhe jo nga rezervat e naftës, kur bëhet fjalë për furnizim të brendshëm me energji.

Mirëpo, mosinvesimi për dekada ka dëmtuar digat në këtë shtet, andaj ndërprerjet janë bërë më të shpeshta.

Pse ka krizë në Venezuelë?

Maduro është betuar në mandatin e dytë si president, pas vdekjes së Hugo Chavez më 2013. Në vjetët e fundit, Venezuela është përballur me vështirësi ekonomike, me zvogëlim të rezervave të ushqimit dhe inflacion të lartë.

*Expose: Kaosi në Venezuelë

Kaosi në Venezuelë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:11:13 0:00

Qeveria e Maduros është duke u bërë çdo herë e më izoluar pasi shtetet të ndryshme e fajësojnë për krizë ekonomike që ka detyruar më shumë se 3 milionë persona të largohen nga Venezuela.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG