Ndërlidhjet

SHBA sanksionon subjektet e huaja që financojnë Maduron


Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton.
Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj institucioneve të huaja, që janë duke ndihmuar në financimin e presidentit të kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Kjo masë, që është bërë e ditur nga Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, është masa e fundit e Uashingtonit që synon t’i bëjë presion Maduros për t’u larguar nga pushteti, transmeton AP.

“Shtetet e Bashkuara janë duke tërhequr vërejtjen për institucionet e huaja financiare se do të përballen me sanksione nëse përfshihen në transaksione të paligjishme nga të cilat përfiton Nicolas Maduro dhe rrjeti i tij i korruptuar”, ka thënë Bolton përmes një deklarate.

Trump është duke i bërë presion Maduros për t’u larguar nga presidenca, në mënyrë që lideri opozitar, Juan Guaido, të cilin Uashingtoni e njeh si president të përkohshëm të marrë këtë pozitë.

Qeveria është duke tentuar që t’i kufizojë Maduros qasjen në financa përmes sanksioneve, të vëna edhe në kompaninë shtetëore të naftës, PDVSA.

Më shumë se 50 shtete kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm, mirëpo Maduro vazhdon të gëzojë përkrahjen e Rusisë dhe Kinës.

Maduro është betuar për mandatin e dytë si president të janar të këtij viti, mirëpo zgjedhjet janë bojkotuar nga opozita si dhe janë dënuar nga faktori ndërkombëtar.

Pakënaqësitë në Venezuelë kanë shpërthyer si pasojë e keqmenaxhimit të ekonomisë si dhe supozimeve për abuzime me të drejta të njeriut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG