Paralajmërim për reaksion të kufizuar alergjik nga vaksina e Pfizerit
Rregullatori mjekësor britanik ka paralajmëruar që njerëzit që kanë një histori të reaksioneve serioze alergjike nuk duhet të marrin vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer dhe BioNTech, pasi dy punonjës të kujdesit shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar përjetuan simptoma një ditë pasi morën dozën e parë. Ndërkohë, Kanadaja u bë vendi i tretë që miratoi vaksinën Pfizer/BioNTech dhe një grup këshillimor i Ushqimit dhe Barnave në SHBA rekomandojnë miratimin e vaksinës Pfizer/BioNTech për Shtetet e Bashkuara. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Ibrahim Berisha)
Facebook Forum