Ushtria ruse është nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Pamjet satelitore nga 28 shkurti shfaqin lëvizjen e një kolone të automjeteve ushtarake të Rusisë, me gjatësi prej 65 kilometrash.
(Përgatiti: Trim Haliti)
1Një pamje satelitore mbi Ivankiv, në Ukrainë, shfaq një kolonë të gjatë automjetesh ushtarake ruse, duke lëvizur në veriperëndim të Kievit, më 28 shkurt.
2Kolona e gjatë e tankeve dhe autoblindave të Rusisë në drejtim të kryeqytetit të Ukrainës, më 28 shkurt.
3Një pamje satelitore shfaq fundin e një kolone të automjeteve ushtarake ruse për mbështetje logjistike dhe furnizime, në juglindje të Ivankivit, në Ukrainë, më 28 shkurt.
4Një pjesë e një kolone të gjatë të automjeteve ushtarake ruse, afër Ivankivit, në Ukrainë, më 28 shkurt.