Ndërlidhjet

Ushtria e Nigerit paralajmëron forcat e huaja që të mos intervenojnë


Krerët ushtarakë të Nigerit.
Krerët ushtarakë të Nigerit.

Liderët ushtarakë të puçit në Nigeri i kanë paralajmëruar fuqitë rajonale dhe ato perëndimore kundër ndonjë intervenimi ushtarak për ta rikthyer në pushtet presidentin e rrëzuar, Mohamed Bazoum.

Përmes një deklarate, ata kanë thënë se trupi rajonal Ecowas është duke u përgatitur për të miratuar “një plan agresioni kundër Nigerit”.

Ky bllok i kombeve të Afrikës Perëndimore, nuk i ka komentuar pretendimet, por ka thënë se është takuar për ta diskutuar puçin, të cilin e ka dënuar.

Ndërkohë, qindra mbështetës të puçit kanë protestuar jashtë Ambasadës së Francës në Naimej, pasi Franca - që dikur e ka pasur Nigerin koloni - i ka ndalur ndihmat.

Disa prej tyre kanë bërtitur “Rusia jetoftë gjatë”, Putin jetoftë gjatë” dhe “Poshtë Franca”, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.

Ky puç i ka rritur shqetësimet se Nigeri mund të rreshtohet drejt Rusisë.

Shtetet fqinje, Burkina Faso dhe Mali janë afruar me Rusinë prej puçeve që kanë ndodhur në territoret e tyre.

Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje të plotë për presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum, ndërsa Bashkimin Evropian e ka pezulluar bashkëpunimin me këtë shtet në fushën e sigurisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG