Pena "nën presion": Pushteti duartroket lirinë e shprehjes
Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, rrezikon të njolloset dhe të diskreditohet në rrjetet sociale, thonë përfaqësues dhe studiues mediash. Ndërhyrjen e tillë të Qeverisë e konfirmojnë edhe disa raporte ndërkombëtare, ndërsa partia në pushtet - Lëvizja Vetëvendosje - i hedh poshtë këto pohime, duke i cilësuar si të pabaza.